• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha fut në listë dy ish-kryekomunarët që betonizuan kurorën e gjelbër të Tiranës

by Java News
27/05/2017 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista e Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit është një listë që fut ujë në çdo cep. Pas futjes në listë të Dashamir Tahirit i cili ishte përjashtuar nga PD pasi e kapte ligji i dekriminalizimit për falsifikim parashë në Itali dhe një sërë bëmash të tjera në Shqipëri, pas përjashtimit nga listat të kritikëve ikona të PD-së, pas mashtrimit se do fuste 35% të rinj nga FRPD në lista, Basha ka bërë aktin tjetër që tregon edhe njëherë se ai nuk ndahet dot nga e vjetra e nga paligjshmëria.

Thënë këtë, po ju sjellim 2 emra nga listat e Bashës, të cilët kanë qenë kryekomunarë para se të bëhej reforma administrativo-terriroriale dhe që janë ikona të shkatërrimit të kurorës së gjelbër të Tiranës dhe paligjmërisë.

I pari është Fatbardh Plaku, i 16-i në listat e Tiranës. Plaku është Ish-kryetari i Komunës së Farkës dhe ka përfunduar nën hetim për lejet e dhëna pa kriter në komunën e tij, leje që kanë shkatërruar kurorën e gjelbër të kryeqytetit duke e tkhyer në një monument ndërtimesh të paligjshme duke shkatërruar oksigjenin e Tiranës. Ai gjithashtu është ndjekur edhe për falsifikim dokumentash, me qëllim përvetësimin e 10 mijë metrave katrorë truall, në Lundër. Një zonë kjo ku prona ka një vlerë të jashtëzakonshme. Gjithashtu Plaku i ka shpëtuar nja atentati në banesën e tij, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me antitank. Mesa duket, kandidati për deputet i Bashës ka llogari të pashlyera nga punët e tij të bëra si kryetar i një prej komunave të rëndësishmë të Tiranës ku vlerat e pronave janë të larta dhe ku lejet e dhëna janë të shumta për ndërtim.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-kryekomunari tjetër i Bashës Besnik Fuçia , i cili njëlloj si Plaku, ka shkatërruar Kasharin e betonizuar atë dhe duke përfunduar shkatërrimin e kurorës së gjelbërt të kryeqytetit. Ai është i 18-i në listën e Tiranës.

Aq ekstrem dhe i pangopur ka qenë Fuçia, sa për të vazhduar shkatërrimin e Kurorës së Gjelbër, në 2013-n, çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë, që pezulloi përkohësisht lejet e ndërtimit.

Rastet e mësipërme janë dëshmi e qartë e vizionit që ka Basha për Shqipërinë. Dy kryekomunarë që kanë shkatërruar krurorën e gjelbër të Tiranës dhe që mesa duket kanë bërë aq para me lejet e ndërtimit sa të financojnë fushatën e Bashës, duke zëvendësuar figura të PD-së si Topalli, Bregu, Patozi, Selami etj./Lexo.al

a.ç

Next Post
Juridiku, jo më sipas sistemit të Bolonjës. Viti i ri akademik nis me programin e integruar

Juridiku, jo më sipas sistemit të Bolonjës. Viti i ri akademik nis me programin e integruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In