• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha fton gjirokastritët: Bashkohuni në 11 maj për Shqipërinë

by A R
09/05/2019 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rama ik” ky është slogani që shoqëroi edhe në Gjirokastër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kyedemokrati u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 11 Majit.

“Sot është 9 maj, Dita e Europës dhe sot nga Gjirokastra kjo energji e jashtëzakonshme, ngjitëse, frymëzuese për kauzën tonë të madhe i thotë çdo shqiptari, pavarësisht prej bindjeve politike, moshës, krahinës, fesë, se ky komb është i bashkuar dhe i vendosur për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Me këtë ëndërr nisi kryengritja studentore 30 vite më parë, me këtë amanet u themelua PD. 30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim  plot sakrifica drejt Evropës. Edhe ju Gjirokastritët keni qenë dëshmitarë të emigracionit drejt Greqisë. Kush s’e di se emigracionin dhjetëra të rinj e paguan edhe me jetë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica që është shkruar në memorien e nënave dhe baballarëve të Shqipërisë, e në veçanti të Gjirokastrës. 30 vite për të shkuar në Evropë, por edhe hapa për ta sjellë Evropën këtu. Nuk është rastësi se këto hapa janë marrë nga demokratët shqiptarë, nga PD, që nga anëtarësimi në KE, nënshtkrimi i MSA, marrja e ftesës për në NATO, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe marrja e statusit për vendin kandidat. Sot edhe njëherë po na thërret në skenë, në skenën e vendimit të madh politik, po na thërret vokacioni perëndimor, ndaj thirrja ime e parë ndaj aktivistëve tanë dhe ndaj qytetarëve tanë, shqiptarë e minoritarë: bashkohuni me 11 maj për Shqipërinë si e gjithë Europa.”

Basha, tha se nuk do ketë negociata pa dënuar politikanët  që vodhën votat në 2017-ën.

“Nuk është thjesht beteja për rotacionin politik, sepse ai është i pashmangshëm, por është beteja për të drejtat dhe vlerat evropiane, duke nisur me votën e lirë. Nuk ka Europë për vendet që skanë votën e lirë dhe që qeverisen nga krimi. Nuk ka Europë në një vend që nuk respekton kriteret minimale të shtetit të së drejtës. S’ka Europë në një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin dhe u ka dhënë oligarkëve të gjithë buxhetin e shtetit, tenderat dhe gjithçka. 
Sot në këtë ditë të Europës mesazhet kanë ardhur të qarta për qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Mesazhi se pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017, Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Kjo është e vërteta, dhe jo pallavrat dhe propaganda e Edi Ramës, e cila buçet nga buritë e shpuara të televizioneve kombëtare të kapura nga paratë që u vidhen shqiptarëve. 
Afërmendsh, sepse pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, si mund të kemi zgjedhje të reja të lira e të ndershme. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve europiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur”.

/a.rada

Next Post
Autoriteti i Dosjeve nuk i “ndahet” Bujar Sheshit, apelon vendimin për anëtarin e KLP

Autoriteti i Dosjeve nuk i "ndahet" Bujar Sheshit, apelon vendimin për anëtarin e KLP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In