• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha flet nga tenda: Dje frika vdiq dhe u vra, Shqipëria është ngritur

by A R
19/02/2017 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita vazhdon protestën në ditën e dytë para Kryeministrisë, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se do të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga qeveria. Basha tha se mbështetja qytetare, por edhe ajo ndërkombëtare po rritet pro kauzës së opozitës shqiptare. Basha foli për një demokraci të re që do të lindë nga sheshi para Kryeministrisë, që do t’i  japë fund sipas tij, demokracisë fasadë që solli Rama. Lideri i opozitës e mbylli fjalën e tij duke thënë se rruga kalon përmes qëndresës dhe sakrificës dhe se në protestën e djeshme frika vdiq.

Fjala e plotë e Bashës në çadër para Kryeministrisë

Zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pa këtë qeveri të kapur nga krimi dhe droga. Fitorja do të jetë e juaja, e cdo shqiptari, ne nuk jemi mbledhur për kauzën e Bashës apo PD, por të cdo shqiptari dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ku jemi sot këtu, jemi në hapësirën e parë të lirisë së re që po vjen, të demokracisë së vërtetë. Zëri i qytetarëve këtu dëgjohet, ky është sheshi nga ku do të nisim pushtetin e qytetarëve. Përballë nesh kemi një fasadë, nga mjeshtri i fasadave, që gjithë jetën e tij është shquar për fasada. Fasada dhe bojë përpara dhe rrëmujë pas dhe tani këto tre vite ka ndërtuar fasadodemokracinë, ku të drejtat e qytetarëve dhunohen ditë për ditë. Një parlament fasadë që nuk përfaqëson popullin shqiptar, por një grusht njerëzish të lidhur me krimin. Një pakicë vjedh dhe i thotë shumicës hesht, që është pasuruar dhe gëzon mbi gjakun e shqiptarëve. Prandaj jemi sot këtu, më shumë se kurrë, prandaj njëlloj si 27 vite më parë, 20 shkurtin, kishim fituar të drejtën e pluralizmit, por ishte fasadë dhe shqiptarët u ngritën dhe rrëzuan shtatoren e diktaturës. Sot detyra jonë më e madhe është ti japim fund demokracisë fasadë.

Do të kthejmë shpresën për një jetë më të mirë, por së pari dueht ti japim fund zgjedhjeve fasadë. Bota na ka përshëndetur, jo më demokraci fasadë, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rruga kalon përmes qëndresës dhe sakrificës. Dje frika vdiq dhe u vra, Shqipëria është ngritur. Nga ky shesh liria do të vijë duke u zgjeruar në cdo qytet të Shqipërisë, mundësia për cdo shqiptar është sot e prekshme. Ftoj qytetarët të bashkohemi në këtë protestë pa kthim, deri në largimin e qeverisë së korruptuar dhe një qeverie teknike që do të respektojë votën e lirë. Nuk ka kthim pas drejt standardit europian të zgjedhjeve. Do të rindezim të gjithë motorët e ekonomisë. Dje morëm vendimin e madh për zgjedhje të lira pa Ramën dhe sot e tutje do të marrim të tjera vendime të mëdha. Qëndresë dhe bashkim dhe një shesh të lirisë nga i cili askush nuk do të ndihet i harruar dhe i braktisur.

Dita e dytë sapo ka nisur, mbështetja juaj është garancia se fitorja po vjen dhe fitorja do të jetë e Shqipërisë. Në këtë shesh do të qëndrojmë dhe nga këtu do të shpallim fitoren e Shqipërisë dhe demokracisë së re.

Next Post
McCain kritika Trumpit për sjelljen ndaj mediave: Kështu e nisin diktatorët

McCain kritika Trumpit për sjelljen ndaj mediave: Kështu e nisin diktatorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

BE pezulloi fondet për Serbinë, Vuçiç sulmon komisioneren Marta Kos: Nuk ka qëllime të mira, nuk kemi çfarë flasim më!

May 10, 2026
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

May 10, 2026
“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

“Ka lidhje me krimin e organizuar”, Salianji paralajmëron se po përgatit një dosje për Berishën

May 10, 2026
Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

Pse Janaqi sërish i ka trefishuar çmimet për sezonin turistik?

May 10, 2026
“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

“Hantavirusi transmetohet nga njeriu te njeriu”, mjeku Erion Dasho: Është i pranishëm në Shqipëri!

May 10, 2026
Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

Drejt fundit ndikimi i Moskës në Afrikë? Tërhiqen trupat ruse, rebelët Tuareg shkaktojnë “tërmet” në Mali

May 10, 2026
Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

Misteri i molovistëve italianë në protestën e 8 majit

May 10, 2026

Ambasadori Gonzato është caktuar “armik në dispozicion” të Berishës

May 10, 2026
Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

Përleshja e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

May 10, 2026
‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

‘PD s’mund të jetë frëngji ku gjuhen ambasadorët’, Salianji: Berisha ka uzurpuar partinë, nuk e sjell dot në pushtet

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In