• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha firmos marrëveshjen e 4 para 25 prillit: Brenda mandatit të parë paga minimale bëhet 400 euro. Transformojmë fasonerinë

by Java News
16/04/2021 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka nënshkruar sot një marrëveshje me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve, që është marrëveshja e katër që kryedemokrtai firmos para 25 prillit, pas asaj me artistët, personat me aftësi të kufizuara dhe Shoqatën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Në fjalën e tij, Basha tha se fasoneria është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk i ka ofruar asnjë ndihmë gjatë këtyre 8 viteve.

“Këto 8 vite për fat të keq na kanë bashkuar kryesisht për problemet e njëpasnjëshme, të cilat i janë shkaktuar fasonerisë shqiptare dhe pastaj janë përcjell edhe tek qytetarët, tek punonjësit tuaj dhe tek familjet e tyre. Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%. Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju. Padiskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike të kursit të këmbimit, të cilat zënë një vend të veçantë në raport me industrinë tuaj, duke qenë që është një industri e cila varet nga eksporti. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemisë, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj të furnizimit. Ju e dini fare mirë që ne kemi ngritur zërin për të gjitha këto probleme dhe kemi paraqitur vazhdimisht iniciativa ligjore dhe kemi kërkuar nga kjo qeveri në 8 vite ta konsideroj kёtё sektor, njё sektor me prioritet strategjik si pёr nga numri i tё punësuarve dhe fakti qё shumica e tё punësuarve janë gra ёshtё gjysma e shoqërisë qё mban dyfishin e peshës por merr dyfishin e ndihmës qё duhet tё marrë”, tha Basha.

Ai shtoi se do ta transformojë fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale. Sipas Bashës, taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti sektorin e fasonerive.

“Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo thjeshtë tu rimëkëmbim, jo thjeshtë tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shumë prej jush po paguajnë nga xhepi punëtorët për mos i larguar ato, qoftë si një gjest xheneroziteti që në fakt nuk ju takon ju, por i takon qeverisë ta bëj me taksat që ju merr ju, qoftë edhe për faktin se ata janë trajnuar gjatë kësaj kohe dhe trajnimi në vetvete është një proces që ju ka kushtuar mund, djersë, para, por ne do të bëjmë të mundur përmes këtyre masave, që ju me shtetin në krahë të fuqizoni sipërmarrjen, të rrisni numrin e të punësuarve dhe në këtë mënyrë së bashku të arrijmë edhe interesin tonë madhorë që është paga minimale prej 360 mijë lekë në muaj, e cila pastaj do të ketë një pagesë të sigurimeve shoqërore prej 18%. Kursimet që do të vijnë nga këto, garancitë që do të sjellin edhe përmes fondeve të garancisë edhe përmes mbështetjes së eksportit, vëmendja që do t’ju kushtojmë, investimet që do të paguhen me taksat tuaja për të ndihmuar infrastrukturën dhe logjistikën tuaj, do të sjellin në radhë të parë rritjen e fitimeve, të përfitimeve të industrisë dhe pastaj ndarjen e tyre në mënyrë që ky trekëndësh të funksionojë siç duhet, ju të punoni të çliruar nga ankthi, nga makthi i përditshëm dhe nga barra shtesë e taksave dhe çmimeve të rritura, ne t’ju ndihmojmë në të gjitha aspektet, ju të përfitoni, punonjësit tuaj”, u shpreh Basha.

Ai tha, se brenda mandatit të parë të qeverisjes, paga minimale do të jetë 400 euro.

Sipas Bashës, biznesi me programin e PD për ekonominë do të vendoset në një cikël pozitiviteti, që ofron mbështetje për produktet me origjinë shqiptare, por ndryshimin e emrit fasoneri, që sipas tij, do të ketë emrin manifaktura shqiptare.

“Dua të ndalem edhe një çast këtu, rritja e pagave pa dyshim që është një nga objektivat tona kryesore dhe ju e dini që ne prej dy vjetësh kemi shpallur që në vitin e parë paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro“, tha Basha.

Next Post
Si ra Ilir Meta shah-mat në Vlorë

Meta: Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve e pafalshme, 60 % e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qëndruan si luanë ndaj torturave”, Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues

“Qëndruan si luanë ndaj torturave”, Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues

April 20, 2026
Protesta që i flet të vetëve

Protesta që i flet të vetëve

April 20, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kosovë/ Kurti i ofroi PDK-së postin e kryeparlamentarit

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit të ri në Kosovë/ Kurti i ofroi PDK-së postin e kryeparlamentarit

April 20, 2026
Sezoni turistik 2026/ Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mjekë dhe infermierë: Aplikimet nisin sot

Sezoni turistik 2026/ Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mjekë dhe infermierë: Aplikimet nisin sot

April 20, 2026
“Mburoja e Arbërit 26”/ Ushtria shqiptare teston gatishmërinë në stërvitjen 72-orëshe në terren (FOTO)

“Mburoja e Arbërit 26”/ Ushtria shqiptare teston gatishmërinë në stërvitjen 72-orëshe në terren (FOTO)

April 20, 2026
Studentët, si bastioni i fundit i demokracisë serbe

Studentët, si bastioni i fundit i demokracisë serbe

April 20, 2026

Kosova në gjunjë para Albin Kurtit

April 20, 2026
Përhapi informacione se kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe punonjësit ishin me HIV/AIDS, procedohet penalisht 33-vjeçari

Përhapi informacione se kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe punonjësit ishin me HIV/AIDS, procedohet penalisht 33-vjeçari

April 20, 2026
Ministri Hoxha takon homologun nga Luksemburgu, merr mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri Hoxha takon homologun nga Luksemburgu, merr mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

April 20, 2026
“Rrugëtim emocionues”, Selin reagon për herë të parë në rrjete sociale pas fitores së “Big Brother VIP 5”

“Rrugëtim emocionues”, Selin reagon për herë të parë në rrjete sociale pas fitores së “Big Brother VIP 5”

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In