Basha: Festa e Kurban Bajramit gjen mijëra familja në varfëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, vë në dukje se kjo ditë i gjen shqiptarët më të varfër.
Mesazhi i Bashës
“Të nderuar miq, vellezer dhe motra, besimtare myslimane, Gëzuar Kurban Bajramin! Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja! Kjo është një ditë kur kremtohet dashuria për Zotin dhe dashuria për njeri-tjetrin, si një forcë më e madhe se dashuria për vetveten.
Fatkeqesisht ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë me themele të tronditura te ekonomisë, me një varfëri që ka pllakosur mijëra familje, mijëra shqiptare kanë marre rrugët e emigrimit, shumë të rinj enden rrugëve të papunë e të pashpresë.
“Zoti na ka bërë sprovë për njeri-tjetrin”- thotë Libri i Shenjtë, ndaj si ne kete ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se janë aktet e mira, të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por me qëllim për të lënë diçka të mirë, për të bërë diçka të mirë, për njeri-tjetrin, për familjen, për shoqërinë e ne vecanti për ata që janë me në nevojë, ato qe na tregojne vlerat e verteta. Gezuar Kurban Bajramin! Zoti qofte prane shqiptarëve kudo ku ndodhen!”









