• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me fermerët: Bujqësia  dështimi më i madh i Edi Ramës

by Java News
27/10/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘’Bujqësia është një ndër dështimet e mëdha të Edi Ramës’’. Kështu deklaroi kreu i opozitës, Lulzim Basha në Peqin ku u ndal në një fermë mollësh.

Sipas Bashës, kryeministri Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj fermerëve por e ka përkeqësuar gjendjen e tyre me rritjen e taksave, çmimit të energjisë, naftës dhe produkteve të tjera të domosdoshme.

Diskutimet e Bashës me fermerët:
Basha: Sa rrënjë mollë ke?
Fermeri: Këtu janë 550 rrënjë. Ah bravo! Këtu në kohë të qeverisë së parë kam marrë 1 milionë e 650 mijë subvencion.
Basha: Grant?
Fermeri: Po, grant. Bëna për tubacionet vjet, humba 180 mijë –s’fitova asnjë lekë. S’mi dha ato mu se ishte përmbyt Fieri.
Basha: Sa rrënjë ke?
Fermeri: 600 rrënjë ullinj. Jam shumë i demoralizum, s’dua ti shikoj me sy. Këto po kalben këtu. ça të rri të dal me arkë me kile në rrugë unë? Ku ti çoj unë? Kemi tre vjet që duhani na rri stok në shpi.
Banor: Kemi rrugët e fshatit këtu që na janë bërë mizerie, nuk shkohet, ndërkohë që taksat e makinës të gjitha i paguajmë.
Banor: Këta na zhytën në mjerim. Të shikosh listat, se unë kam një dyqan të vogël atje, të shikosh listat atje komplet njerëzit marrin edhe bukën me lista.
Banor: Unë jam banor i komunës Pajovë, fshati Hasnjok, jemi pa rrugë, pa gjë. Mbjellim domate i biem me kafshë, me mushka, s’ka.
Basha: Asnjëri s’ka marrë subvencion prej jush?
Fermerët: Asnjëri, jo. E s’do ta dijë njeri.
Basha: 140 milionë dollarë tha do ti hedh për vaditje dhe për kullim. Sa kanale ka pastru dhe sa kanale ka ndërtu?
Fermerët: Asnjë kanal nuk është pastru tash tre vjet.
Basha: A ju kanë kompensuar për naftën? A ju kanë dhënë subvencione për plehrat kimike, për fidanët?! Asgjë s’keni marrë.
Fermerët: Asgjë. Bëjnë drogën ata, se ne s’bëjmë gjë.
Basha: Për drogën vjen flet ai se është ai shef i drogës, s’kam ça t’ju them unë.

Sipas PD-sw, fermerët e konsideruan absurd qëndrimin e kryeministrit, ku u sygjeron të marrin kredi dhe pse kur u mori u premtoi subvencione. Ata thonë se e kanë të pamundur të paguajnë këstet e kredisë çdo muaj, pasi prodhimet e tyre për shkak të rënies së konsumit dhe konkurrencës së pandershme që u bëhet me produkte importi në shumicën e rasteve nuk shiten.

“E qartë është se këtu nuk është derdhur asnjë lekë për ju. As subvencione s’keni marrë, asnjë metër rrugë nuk është ndërtua, asnjë metër kanal nuk është pastru, asnjë metër kanal ujitje nuk është ndërtu. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, në fund të këtij dështimi vjen ju thotë do të merrni kredi 300 milionë euro, kam fonde 300 milionë, do merrni kredi. Cili nga ju më thoni, cili nga ju është në gjendje të marrë kredi dhe të shlyejë interesat e kredisë?”– tha Basha.

Fermerët: Asnjë.
Basha: Në çdo vend të Europës  fermeri mbështetet me grante. Në Shqipëri kjo është shumëfish më e nevojshme, për shkak të kushteve të vështira në të cilat funksionon femra shqiptare dhe jeton familja në fshatin shqiptar. Vjen dhe ju thotë s’ka para shteti por merrni kredi. Po mirë, pse jep 88 milionë euro në vit për orendi, për zyra, për perde, për tavolina dhe nuk gjen 88 milionë euro për fshatarët?”

Për liderin e opozitës zgjidhja për fermerët janë subvencionet. Në programin e Partisë Demokratike, 100 milionë euro do të akordohen si subvencione per fermerët.

“Zgjidhja për fermerët, zgjidhja për fshatin është granti, është subvencioni. Ne subvencionet për fshatin do ti çojmë 100 milionë dollarë në vit. Një për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të jetë si subvencion për fermerët. Shteti do të marrë të gjithë masat që prodhimet e importit të mos ju konkurrojnë. Se ndodh edhe kjo, punoni gjithë sezonin, bëni gati prodhimin, ngrihet trau atje edhe vjen malli i importit me gjysëm çmimi. Pse?! Për të futur lekët në xhep dy tregtarë, dy importues edhe i pari i doganës dhe i pari i vendit. Kjo nuk ka për të ndodhur. “

Kryetari i Partisë Demokratike dëgjoi dhe bashkëbisedoi dhe me drejtues të strukturave të PD në Peqin. Me Edi Ramën, tha Basha nuk ka zgjidhje për situatën e rëndë për krimin dhe drogën si dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Cili është koncepti i Edi Ramës për qeverisjen: buxhetin për vete, drogën për kriminelët që ka sjellë në pushtet; për popullin varfërinë, emigracionin, burgun dhe tani së fundi ka shpikur edhe argatin e drogës. “

ma.me

Next Post
Edita Tahiri sqaron ‘kushtet’ e Kosovës ndaj Serbisë

Edita Tahiri sqaron ‘kushtet’ e Kosovës ndaj Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 korrik 2026

July 5, 2026
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!

Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?!

July 5, 2026
Edi Rama, ditëlindjen siç e meriton

Edi Rama, ditëlindjen siç e meriton

July 5, 2026
Gurë e xhama kudo, dritare e rënë në tokë dhe derë e shqyer/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

Gurë e xhama kudo, dritare e rënë në tokë dhe derë e shqyer/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

July 5, 2026
Zhvillohet seanca gjyqësore për 21 qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

Zhvillohet seanca gjyqësore për 21 qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

July 5, 2026
Ilir Beqaj kundërshton masën e sigurisë “arrest me burg”: 24 muaj karusel arsyetimesh

Ilir Beqaj kundërshton masën e sigurisë “arrest me burg”: 24 muaj karusel arsyetimesh

July 5, 2026
Në kërkim prej tre dekadash, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

Në kërkim prej tre dekadash, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për vrasje në Fier

July 5, 2026
‘Ta përdorim turmën, t’i nxjerrim çunat’, mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

‘Ta përdorim turmën, t’i nxjerrim çunat’, mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3

July 5, 2026
Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

July 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Arkivolucioni që varrosi paqen fallco

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In