Pas takimit me aleatët, Lulzim Basha ka deklaruar për mediat se ka fakte të mjaftueshme që Agron Xhafaj të hetohet.
Basha u shpreh se Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësië së tij ligjore dhe politike. Ai thotë se ministri ndihmoi vëllanë e tij “t’i shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës sic e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët”.
Ai ka kërkuar ne emër të opozitës largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm.
“Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm”
Basha tha se “Fatmir Xhafaj, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë. Ai është rasti i vetëm në botë ku Ministri i Brendshëm përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.”
“Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës. Fatmir Xhafaj refuzoi që vettingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë. Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia. Heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë.”
a.ç
Epo kjo nuk haet as me m……t të dali ky i të gjitha të zezave dhe të bëj viktimën në emër të Shqiptarve kjo është për të ulëritur
Ca turpi eshte bere ky na i ka kthyer partin ne turp te botes. Ah ca gabimi ke bere me kte Bashen o Sali.
O Lul Basha kriminel.Si s,ke turp o faqezi,o sojsez qe vrave njerez te pafajshem.Mallkuar qofsh Ti dhe rraca jote e krimineleve.