• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha është prova: Plaku i Vitit të Ri ekziston

by Lorenc Vangjeli
21/07/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Nëse Edi Rama vendos të thotë që Plaku i Vitit të ri ekziston, edhe më pak, nga ata pak që do ta dyshonin një gjë të tillë, do ta kundërshtonin. Në të kundërt, do ta besonin pjesmarrësit në dëgjesat publike, njerëzit që janë në listat e tij të pritjes për emërimet e reja, administrata e tranzicionit dhe Lulzim Basha; të gjithë këta njëlloj, por për arsye të ndryshme, do ta pranonin ekzistencën e Plakut të Vitit të Ri. Publiku i dëgjesave ka marrë më shumë se një shembull se mikrofoni në dorë, përballë me kryeministrin, është shkopi magjik që këtej zgjidh halle, andej godet në kokë atë që nuk ka zgjidhur hallin më parë. Njerëzit që presin emërimet e reja e dinë se e nesërmja e tyre, karriera dhe shumëçka që ato sjellin pas si efekt anësor, janë në dorë të kryeministrit. Po kështu dhe drejtuesit në administratë, drejtorë hipotekash, tatimesh, legalizimesh, burgjesh, shkollash e të tjerë, e të tjerë, sot janë përballë plumbit të ekzekutimit publik si në ruletë ruse. Po t’u vijë rradha të jenë përpara mikrofonit, as Perëndia në qiell s’u bën dot derman! Këtë verë postfushatë, pushteti që buron nga populli, është pushteti i popullit.

Rasti i Lulzim Bashës është natyrisht më ndryshe. Ai besoi në ekzistencën e Babagjyshit në ditë më të freskëta. Vapa nuk kishte nisur ende atëherë dhe për më tepër ishte natë dhe ai ndjehej i lodhur nga një lojë që e shihte që luhej, por habitej pse po e pranonin si lojtar. Në këmbim i prodhuan bindjen se mund të ishte i treti që fitonte kur ziheshin dy e më shumë të tjerë dhe se kishte shanse më të mëdha se kushdo tjetër që të ishte kryeministri i vendit në shtator. Ka gjasa që Basha të besojë ende tek figura që mrekullon fëmijët duke pritur vjeshtën më të freskët se vera në Tiranë. Dhe nuk para ka shans të bëjë ndryshe përveçse të presë.

Edhe Ramës i duhet të presë. Së paku në këtë verë, mbas fitores që ai vetë e kërkoi, por nuk e besoi se do t’i vinte në këtë përmasë, ka zgjedhur këtë formë publike për të pritur shtatorin e mandatit të dytë. Për momentin ka një qeveri të tijën që as nuk e mbledh dot dhe as nuk e shpërndan dot. Një qeveri që ka legjitimitet numerik, por nuk ka të njëjtin legjitimitet moral dhe politik, sa kohë që buron nga dy marrëveshje politike, një me Metën e një me Bashën, që me përfundimin e zgjedhjeve, janë shuar dhe tejkaluar. Në mënyrë paradoksale, të vetmit njerëz që mund të komandojë sot njeriu më i fuqishëm në vend, janë zyrtarët e lartë të administratës. Mes të cilëve ka plot që kanë vese pushteti, që janë shpërdorues pushteti, që kanë shtrydhur pushtet, siç ka dhe shumë të tjerë që janë njerëz normalë të një kohe anormale që kalon vendi. Ndaj këtyre – e ka përcaktuar dhe në programin e 100 ditëve të para – Rama ka nisur kryqëzatën e tij. Një betejë që e ka tërësisht të përcaktuar fituesin, humbësit dhe efektet anësore: zgjidhjen aty-këtu të halleve të ca hallexhinjve me fat dhe pak tallje me shtetin.

Me të gjitha gjasat një gjë e tillë është e përkohshme. Rama e di mirë se cilido shqiptar ka një dekalog të pafundëm problemesh, nga ato vëlla me vëlla e motër me motër për një gardh, tek ilaçi që nuk gjendet, gjykatësi që nuk dha vendim të drejtë, zysha që nuk vuri notën e duhur, dhëndri pa punë, fqinji që sheh vëngër e të tjerë e të tjerë; di edhe se i vetëm mund të ndryshojë shumë, por nuk mund të bëjë dot asgjë për të ndryshuar një mbas një dhe rast pas rasti çdo fat individi. E bëri dhe mund ta bëjë me Lulzim Bashën. Në fillim e bindi se ekziston Plaku i Vitit të Ri, pastaj vazhdon ta shohë si vjen rrotull nëpër Shqipëri përballë një grushti demokratësh, në përpjekje që t’i bindë dhe ata se figura që dashurojnë fëmijët është reale dhe ekziston vërtet. Dhe se herët a vonë, duke pritur tek oxhaku, do të vijnë dhe dhuratat e premtuara nga qielli.

Next Post
EMIGRIMI/ Marrëveshja, policia franceze do të monitorojë kufijtë shqiptar

EMIGRIMI/ Marrëveshja, policia franceze do të monitorojë kufijtë shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

“Urgjencë kombëtare”- Alarmi në Kosovë për vrasjen e grave, marshim i madh në Prishtinë! lexohen letrat e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve

November 7, 2026
Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

Cigarja që për pak sa nuk shkaktoi tragjedinë! Pas zjarrit brenda pallatit në Lezhë, Policia shoqëron autorin e dyshuar, la ndezur…

November 7, 2026
Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In