• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha është opozita, mëkat”/ PD i përgjigjet Berishës: Për t’i shpëtuar SPAK, është gati të përgënjeshtrojë dhe veten!

by Java News
10/11/2023 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike i është përgjigjur drejtpërdrejt një deklarate që ish-kryeministri Sali Berisha bëri ditën e sotme (e premte, 10 Nëntor), ndërsa tha se të quash Lulzim Bashën opozitë, është mëkat.

Në deklaratën e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Mirela Karabina thuhets e në fakt deklaratat e Berishës “nuk habisin më askënd, pasi fushata e tij e mjerueshme tregon se ai për interesat e tij personale është gati të bëjë gjithçka, të gënjejë e mashtrojë duke përgënjeshtruar edhe vetvetven.”

Ndërsa në akuzat e tij, Berisha përmendte edhe çështjen e Bashës me McGonigal, PD thotë në deklaratën e saj se “McGonigal ka pranuar para gjykatës të gjithë operacionin kriminal me qëllim përbaltjen e Lulzim Bashës dhe është dënuar.”

“Për fatin e keq të Sali Berishës, me gjithë manipulimet prit e ngjit, ua faktoi dhe gazetari duke deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë lidhje me financime ruse, e madje duke theksuar edhe faktin se hetimet u nisën nga McGonigal për shkak të bashkëpunimit të tij të ngushtë me zyrtarë të lartë shqiptarë”, thotë më tej, Karabina.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Mirela Karabina:

Tymueset e Sali Berishës për t’ju fshehur hetimeve të SPAK, nuk habisin më askënd. Fushata e tij e mjerueshme tregon se ai për interesat e tij personale është gati të bëjë gjithçka, të gënjejë e mashtrojë duke përgënjeshtruar edhe vetvetven.

Edi Rama dhe Sali Berisha, ishin dhe janë bashkë në përpjekje për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të mos u përballur me drejtësinë.

McGonigal ka pranuar para gjykatës të gjithë operacionin kriminal me qëllim përbaltjen e Lulzim Bashës dhe është dënuar.

Për fatin e keq të Sali Berishës, me gjithë manipulimet prit e ngjit, ua faktoi dhe gazetari duke deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë lidhje me financime ruse, e madje duke theksuar edhe faktin se hetimet u nisën nga McGonigal për shkak të bashkëpunimit të tij të ngushtë me zyrtarë të lartë shqiptarë.

Përpjekjet e mjerueshme për të ricikluar shpifjet e kundërshtarit politik, tregojnë hallin e madh të Sali Berishës. Ashtu si nuk e zgjidhi dot hallin me amerikanët dhe britanikët në 2 vjet mashtrime dhe sulme ndaj Lulzim Bashës, ashtu as nuk e fsheh as nuk e zgjidh dot me mashtrimet e dala boje as hallin që ka me SPAK. 

Aleanca e kullave dhe ‘Non-grata-ve’ nuk do ta dëmtojnë dot PD e as nuk do ta mbajë peng Shqipërinë me paratë e krimit dhe korrupsionit që po financon baltën mediatike dhe politike për ti ikur drejtësisë.

“E ndoqët gazetarin britanik? Ai tha se Lulzim Bashës ja mbylli dosjen ëmbëlsirave ruse një zyrtar i FBI që është në vështirësi të mëdha, që është McGonigal. Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal dhe Basha ta ketë shqiptuar emrin e tij.

A i mori para Bashës McGonigal apo nuk i mori nuk jam në këto, por nuk kisha dyshime. Jo më kot kisha shtruar para jush pyetjen. Si ka mundësi që ky njeri për të cilin po e hetonte, ky tani pas dy vitesh nuk e shqiptonte emrin e tij, sepse ishte peng.

Tu thuash shqiptarëve se Lulzim Basha është opozitë bën mëkat. Ai është peng i Ramës.”, tha Berisha sot për gazetarët./m.j

Next Post
“Shko gjeje diku tjetër se s’jam e zonja”/ Gratë japin me “leje” burrat, shokuese në Shqipëri: Shtatzanë 9 muaj, e japin…!

“Shko gjeje diku tjetër se s'jam e zonja”/ Gratë japin me “leje” burrat, shokuese në Shqipëri: Shtatzanë 9 muaj, e japin...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In