• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Basha është i mbaruar politikisht, do shkarkohet’/ Ish kreu i FRPD për përjashtimin e Berishës: Janë mbledhur mbi 1500 firma për mbledhjen e Kuvendit të PD

by Java News
24/09/2021 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokratët që mbështesin Sali Berishën në luftën që ai i ka shpallur Luzlim Bashës i kanë mbledhur 1500 firmat që u duhen për të thërritur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, atë që vetë kryedemokrati tha tepër i bindur se ‘nuk ka për t’u mbledhur kurrë një Kuvend që të shqyrtojë vendimet e SHBA”.

Ish kreu i FRPD-së, Lisandër Hoxha dhe një nga mbështetësit e Berishës në këtë luftë tha në emisionin Repolitix në Report Tv se janë mbledhur më shumë se 1500 firmave që shërbejnë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtarë të PD, NË këtë Kuvend tha Hoxha, do të kërkohet ‘koka’ e Bashës, i cili sipas tij do të shkarkohet dhe do të hapen procedurat për një drejtues të rinj.

Vetëm Hoxha tha se Berisha nuk do të drejtojë PD, ndërsa e cilësoi këtë lëvizje që ish lideri demokrat ka nisur si një reformim të partisë dhe jo shkërmoqe të saj.

“Janë mbledhur më shumë se 1500 firma, Basha është i mbaruar politikisht! PD po shkon drejt një reformimi, nuk po shkërmoqet. Mblidhen firmat depozitohen në formë zyrtare ne parti, njoftohet kryetari i partisë dhe nëse ai nuk thërret datën, ka zinxhirë komandash kur njëri prej tyre do vendos datën. Kuvendi do kërkojë shkarkimin e Bashës dhe mjaftojnë vetëm vota e Kuvendit dhe që atë ditë ai nuk hyn më në zyrë dhe më pas hapet gara për një kryetar të ri. Berisha nuk ka ndërmend të garojë vetë. Ajo që po i bën sot demokracisë është një favor i madh duke larguar kryetarin që po mban kryetarin peng”, tha Hoxha.

Vetë Berisha ka deklaruar se këto firma do të mblidhen për të thirrur Kuvendin Kombëtar, që më pas do i drejtohet çdo anëtari të PD për të bërë referendum në mbarë Shqipërinë në lidhje me vendimin e përjashtimit të tij nga partia. Ndërsa vetë Basha ka thënë prerë se një Kuvend i tillë nuk do të mblidhet kurrë pasi do të ishte një qasje anti-amerikane.

Mbledhja e 1500 firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar shihen si ‘shpëtimi’ i Berishës për të nisur një referendum me të cilin  shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, megjithatë do të jenë demokratët që do të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në parti.

g.kosovari

Next Post
‘Aty ku kam studiuar unë, ti s’merr dot vizë’/ Debat intelektual mes Balliut dhe sociologut: Je një hiç. Ndërhyn Fevziu: Jepini zihuni

‘Aty ku kam studiuar unë, ti s’merr dot vizë’/ Debat intelektual mes Balliut dhe sociologut: Je një hiç. Ndërhyn Fevziu: Jepini zihuni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

September 24, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

September 24, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet seanca për Metën e Kryemadhin, mungon gjyqtarja. Avokati refuzon mbrojtjen: Rrezikoj licencën!

September 24, 2026
Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

September 24, 2026
LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com