• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha e shkarkon, anëtari i kryesisë: E mora vesh në kafene…

by A R
22/07/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i kryesisë së PD, dega Dibër, Dritan Selishta është shkarkuar në mënyrë të papritur nga Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i forumit rinor të PD-së në Dibër, thotë se e ka marrë vesh nëpër kafene që është shkarkuar nga posti si kryetar grup seksioni në Tomin nga të komanduarit e Lulzim Bashës në degën PD-së Dibër.

“Marr vesh nëpër kafene, se unë jam shkarkuar nga kryetar Grupseksioni në Tomin, nga të komanduarit e Lulzim Bashës në degën PD Dibër, të cilët nuk ishin të zotët të organizonin zgjedhje të lira e të ndershme për riorganizimin e strukturave të PD Dibër, të cilat ishin jetike për oksigjenimin e partisë nga spiunat e sigurimit të shtetit, që ia kanë pirë gjakun demokratëve të ndershëm te Dibrës në këto vite Demokraci”, ka shkruar Selishta në rrjetet sociale.

Më tej Seleshta hedh akuza ndaj drejtuesve të PD-së Dibër, ndërsa shton se ata i takonin vetë natën përfaqësuesit e partive të tjera për të bërë pazare të turpshme.

Deklarata e plotë e Dritan Selishtës:

Pershendetje miq ,bashkpunetore dhe demokrate te ndershem qe keni rrugetuar me mua ne cdo sfide dhe ne cdo perballje qe kemi patur me kundershtaret tone ,Partine Socialiste keto 16 vite(apo çdo parti tjeter) ,qofte si anetar i GRUD kur isha student ne Shkoder,qofte si kryetar forumi ,qofte si kryetar Grupseksioni ne Tomin ,ku kemi patur vecse rrezultate pozitive!

Marr vesh neper kafene ,se une jam shkarkuar nga kryetar Grupseksioni ne Tomin, nga te Komanduarit e Lulzim Bashes ne degen PD Diber,te cilet nuk ishin te zotet te organizonin zgjedhje te lira e te ndershme per riorganizimin e strukturave te PD Diber ,te cilat ishin jetike per oksigjenimin e partise nga spiunat e sigurimit te shtetit, qe ja kane pire gjakun demokrateve te ndershem te Dibres ne keto vite Demokraci!

Jane keto njerez qe kane shkelur ne vazhdimesi statutin e PD ,duke shkrire seksione dhe duke perjashtur demokratet kundershtare dhe kjo u pa dhe nga qendra kur ishin per fushaten e Profesor Sherefedinit ne Diber ,ku seksionet ishin me nga 6 anetare dhe nga keto vetem 2-3 aktive dhe tani po ndajne grupseksionet vetem e vetem me qellimin qe te perjashtojne kundershtaret e mendimit te lire,ndryshe nga i tyre!

Un vij nga nje familje e thjeshte,mikpritese ,me tradita dhe mbeshtetese ne vazhdimesi e partise demokratike dhe fatkeqesisht pa tradita Spiunazhi .

Gjate viteve te pushtetit te djathte kam mbajtur detyren specialist ne Drejtorine Tatimore Diber dhe per 3 vjet Drejtor Kontrolli.

Kam punuar me ndershmeri dhe profesionalizem dhe e shkrova kete per te sqaruar thashethemet e makinacionit te spiunazhit Gazidede te cilet te vazhdimesi kane shpifur mbi figuren time duke thene se kam qene Drejtor per 8 vite dhe duke me akuzuar si mbeshtetes i disa partive te tjera (perfaqesuesit e te cileve i takonin vete ata naten per te bere pazare te turpshme).Sa per parti te tjera jua kam treguar vendin me rezultate dhe do vazhdoj te jua tregoj ne vazhdimesi!

Un nuk jam Demokrat as nga Lulzim Basha dhe as nga kryetaret qe komandon Basha ne Diber, jam demokrat me shpirt dhe zemer dhe per kete mund te flas angazhimi im ,rezultatet ne vite ne grupseksion dhe ne kutine time te votimit, bashkëpunëtorët ne cdo seksion dhe demokratet e ndershëm në të gjithë Dibrën dhe Qarkun me te cilët kam punuar sa herë ka qenë e nevojshme!

Dhe e fundit per te mos u zgjatur, i bej thirrje cdo Demokrati te ndershem te grupseksionit tim dhe te gjithe Dibres, te punojme pa rreshtur per Partine Demokratike dhe kundër kësaj Qeverie te krimit qe po rrenon dita dites Shqiperine dhe Shqiptaret sepse forca juaj eshte me e madhe se e cdo kryetari qofte te qendres e qofte te Deges sepse thjeshtesia dhe perkushtimi i sinqerte dhe me zemer i joni eshte garancia e vetme e ardhjes ne pushtet!

Falenderime pafund per cdo sakrifice dhe mbeshtetje tuaj gjate udheheqjes time!I juaji deri ne fund Dritan Selishta!

/b.d

Next Post

Horoskopi ditor, e Hënë 23 Korrik 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In