• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha e do protestën si “certifikatë divorci”

by Java News
22/01/2018 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një analiza për Panoramën ish deputeti i PD  Ilir Rusmali thotë se Basha po e kërkon me zor protestën më 27 maj që nëpërmjet saj të heqë qafe komplekset që i ka krijuar Rama. Rusmali argumenton se Basha kërkon që protesta të mundë obsesionin që Rama i krijoi me marrëveshjen e 17 majit 2017. Më tej ai thotë se Rama siç e futi një herë Bashën në “shtrat” mund ta fusë sa herë të dojë, në çdo maj, jo me lutje e përgjërime, por me fërshëllimë. Më poshtë analiza e plotë e tij.

Nga Ilir Rusmali

Bënte përshtypje në seancën e fundit të Kuvendit komunikimi publik i Bashës dhe i Ramës. Basha ishte gati të sillte erën e protestës në sallë, edhe duke u përplasur fizikisht, kurse Rama i përgjigjej po ashtu fizikisht, pa fjalë, por me buzëqeshje dhe krahët hapur. Unë nuk e përcjell dot komunikimin e liderëve të vendit si teatër (më pëlqen të rri në anën e asaj pjese të popullit, që i merr seriozisht liderët e tij), prandaj rri e vras mendjen me veten time për këtë sjellje.

Unë e dua opozitën, si kur është e qetë, ashtu edhe kur proteston. Unë e ëndërroj atë të fortë dhe serioze. Në një shoqëri demokratike, opozita është forca e vetme që tremb kur vjen dita që ajo turfullon, ngre zërin dhe përplas grushtin, është forca e vetme që turbullon e që kthjellon, që ngre peshë dhe që rrëzon, që jep shpresë e dëshpëron, që përmbys edhe që zgjon. Në një shoqëri demokratike, kur zemërohet opozita, shtetit i tunden themelet, asgjë s’është si më parë dhe vetë jeta ndryshon. Unë dua që protesta e datës 27 janar të ushtojë sa të tunden malet, ndaj më mërzit moskokëçarja dhe cinizmi i Kryeministrit përballë saj. Ka dy gjëra në qëndrimet e Bashës e të Ramës, të cilat më duket se lexohen që së largu e që dëmtojnë rëndë protestën e opozitës (Basha) dhe demokracinë (Rama).

Së pari, Basha duket se e kërkon gati me zor protestën, se nëpërmjet saj kërkon të heqë qafe komplekset e veta.

Ai kërkon që protesta të mundë obsesionin që Rama i krijoi me marrëveshjen e 17 majit 2017. Rama i ka mbushur mendjen gjithë dynjasë se, siç e futi një herë Bashën në “shtrat” mund ta fusë sa herë të dojë, në çdo maj, jo me lutje e përgjërime, por me fërshëllimë. Prandaj i duhet protesta, që ta ketë si certifikatë divorci.

Basha e di se i madh e i vogël, gjithashtu e dinë se rregulli i artë i politikës “humbësi nuk bëhet dot fitimtar” nuk thyhet dot me lutje e ëndërrime, edhe sikur filmin e humbjes udhëheqësi ta kthejë mbrapsht një, dhjetë apo njëqind herë dhe demokratët të ëndërrojnë bashkë me të një, dhjetë, apo njëqind herë, por thyhet me forcë. Prandaj protesta i duhet masive, që të tregojë forcë e të bjerë era fitore.

Për shkak të lojës së vet të gabuar, Basha dhe PD janë sjellë me Reformën në Drejtësi, sikur të ishin “kontingjent” dhe nuk po çlirohen dot as sot e kësaj dite nga perceptimi se Reforma po bëhet posaçërisht për lidershipin dhe ish-lidershipin e PD-së. Prandaj protesta i duhet e zhurmshme, që t’i japë kurajë dhe t’i mbrojë politikisht.

Basha nuk po e fiton dot betejën e spastrimit të PD-së me të larguarit. Të larguarit, me ose pa meritë, bashkë me largimin, kanë marrë me vete simpatinë e anëtarësisë dhe të drejtën. Spastrimi nuk e ka rigjeneruar partinë, por e ka rrënuar atë, e ka bërë të vogël, të cekët, jo përfaqësuese, klienteliste. Prandaj protesta i duhet e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, që të mos e akuzojnë më si varrmihës.

Basha ende ka frikë se nuk e pranon njeri për udhëheqës. Udhëheqës është ai që, kur del në publik, bind, ngjall besim dhe frymëzon. Basha nuk ndjehet i tillë. Prandaj protesta i duhet entuziaste, që ta ngrohë dhe ta qetësojë.

Unë besoj se Basha pret këto gjëra nga protesta. Vetëm po plotësoi këto nevoja protesta do të jetë e arrirë. Por gjithashtu kam frikë se kjo gjë nuk i bën mirë as Bashës dhe as PD-së. Sikurse e shpreha më lart, protesta nuk është mjeti që trimëron liderin e opozitës, por është mjeti që tremb liderin e qeverisë. Basha duhet të çlirohet vetë nga komplekset e veta, në rrugë të tjera, me mjete të tjera dhe me tjetër politikë. Po ia doli kësaj sfide, atëherë nuk do ketë më nevojë të bredhë fshat më fshat për të thirrur njerëzit të marrin pjesë. Njerëzit do jenë aty, sikurse janë dhe tani, në pritje të liderit.

Së dyti, unë kam përshtypjen se, më mirë se kushdo tjetër, komplekset e Bashës i ka lexuar Rama, ndaj ai qesh me cinizëm kur e sheh Bashën të bërtasë i nervozuar. Ndryshe nuk e shpjegoj dot përpjekjen e tij dinake për të mbjellë tek njerëzit bindjen se Rama e ka blerë kryetarin e opozitës me 13 milionë euro, se këtë e ka bërë ashiqare, se këtë e shohin të gjithë shqiptarët, ndaj e përçmojnë Bashën po aq ashiqare.

Rama është i lirë të gjejë instrumentet që gjykon të përshtatshme në komunikimin e tij publik dhe me kundërshtarin. Por Rama, përveçse kryetar partie, është edhe Kryeministër. Si Kryeministër, Rama ka detyrë të mbrojë sistemin demokratik, ta shëndoshë e ta zhvillojë atë. Prandaj sjellja e tij politike nuk mund të jetë pa kufij. Kufizimi duhet, jo për hatrin e Bashës, por për hatrin e demokracisë. Rama nuk mund ta trajtojë Bashën si investimin e tij më të madh në PD, edhe sikur kjo të jetë e vërtetë. Ai nuk mund të ngulë çdo ditë thikën në komplekset personale të Bashës, për të mos e lënë atë të ngrihet mbi vetveten.

Kur qesh në parlament me zemërimin e liderit të opozitës, ai nuk është duke qeshur me Bashën, por po tregohet cinik me protestën, nuk po komplekson kundërshtarin, por po shprish opozitën. Ndaj opozitës doza të tilla nuk mund të përdoren dot. Opozitën nuk e bën dot qesharake, se kështu e vret.

Next Post
Korçë, Basha: Rama qeveris me 2 standarde, Kryeprokurorja është zgjedhur pa vetting

Korçë, Basha: Rama qeveris me 2 standarde, Kryeprokurorja është zgjedhur pa vetting

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In