• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha e mbarsi malin dhe polli një mi!

by Java News
28/01/2018 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Ka nisur një luftë numrash midis partive, militantëve, përkrahësve apo dhe i medieve për numrin e protestuesve në mitingun e opozitës të 27 janarit. Personalisht nuk e ndoqa në terren, e pashë disa momente nga televizori dhe as që dua t’i futem metrave katrorë të bulevardit për të nxjerrë sasisë reale të tyre. Berisha thotë 500 mijë, Monika e pjesëton me 5 dhe thotë 100 mijë. Nëse do marrim si të vërtetë shifrën e Monikës dhe kësaj shifre do t’i shtonim sikur edhe një vlerë minimale kostoje për një protestues, p.sh. 500 lekë të reja (udhëtim vajtje- ardhje, ushqim, etj) i bie që protesta ka kushtuar të paktën 380 mijë euro për vetëm 90 minuta protestë. Po nëse kjo shifër kostoje për një protestues të jetë më e lartë? Këtu nuk përfshihen kostot e tjera organizative për infrastrukturën e protestës me foninë, ekrane, banderola, etj.

Për mua asnjëherë nuk kanë pasur rëndësi numrat, sepse kam bindjen që edhe sikur 3 mijë vetë të jenë, ata duhen dëgjuar sepse janë popull, janë shqiptarë dhe çdo qeveri është përgjegjëse për fatin e tyre, ashtu siç është përgjegjës prindi për fëmijët e vetë. Për mua ka rëndësi mesazhi për të cilën mblidhen njerëzit dhe ajo çka pritet të përcillet nga lidershipi që i ka ftuar në protestë. Të gjitha çka u thanë aty janë teza që janë stërthënë, të cilat u përdorën dendur edhe gjatë fushatës elektorale. Aq shumë i përmendi Basha tezat me krim e drogë, saqë sot ato nuk i frymëzojnë më as protestuesit e vetë. Kjo u pa edhe gjatë mitingut ku më se një herë Basha u detyruar t’i nxiste protestuesit duke u thënë “më fort, më fort”.

Por, pavarësisht këtyre, ajo çka ata që kishin shkuar në protestë prisnin, ishte që të shtunën qeveria “Rama” të binte. Basha e kishte artikuluar atë në çdo takim që kishte bërë qytet më qytet; këtë e kishin thënë edhe eksponentë të tjerë të PD-së dhe opozitës në tërësi. Ia kishim vënë në dukje që mos e mbars kaq shumë malin kur e di që do pjellësh një mi. Nuk ka zhgënjim më të madh për një protestues kur merr rrugën e largët për të shkuar në një protestë që në mendjen e tij ka tjetër qëllim, dhe largohet prej saj pa marrë atë çka atij i ishte premtuar.

Basha ende nuk po e kupton se tezat e tij, droga-droga, krimi-krimi, nuk pinë më ujë dhe kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit. Ai vazhdon ta fyejë rëndë elektoratin shqiptar duke e akuzuar se ka sjellë në pushtet një qeveri që i ka blerë më para droge. Droga aty ka qenë, sheshit bile. Kush ka memorie të gjatë u kujton se çfarë hoqi qeveria “Rama” gjatë vitit 2014 për të luftuar hashashin që kish mbërthyer Shqipërinë gjatë periudhës së tranzicionit maj-shtator 2013 kur qeveria Berisha kish rënë nga pushteti, por Edi Rama ende nuk e kishte marrë atë zyrtarisht. Jo se më përpara nuk kishte drogë, se kishim Lazaratin sa për gjithë Shqipërinë, por në vitin 2013 u bë baltë fare. Në atë periudhë kanë qenë në detyrë edhe Zaganët me shokë, por asnjëherë nuk bilbiluan për të denoncuar atë situatë. 

Lulzim Basha në protestë akuzoi qeverinë se e ka kthyer vendin në diktaturë. E çuditshme, sepse përgjatë 10 ditëve të fundit ka pasur çdo natë emisione politike për protestën. Ndërkohë, të shtunën, jo vetëm të gjithë mediet private informative, por edhe vetë RTSH-ja transmetoi drejtpërdrejt protestën e PD-së, nga fillimi në fund, në televizion dhe në rrjetet sociale. A ndodh kjo në vende diktatoriale? Pse nuk e pamë këtë transparencë, bie fjala, më 21 janar 2011 prej RTSH-së, meqë atëherë paska qenë demokraci?!

Mund të jetë një koincidencë e rastit, por kjo e të shtunës është e dyta protestë që opozitës i përkon me përfshirjen e Xenit në hetime për aferën e CEZ-it. Herën e shkuar përkoi kur ai u thirr në Komisionin Parlamentar  “Balla” për hetimin e kësaj çështje, kurse të shtunën kur ai është thirrur nga prokuroria. Më shumë se për hallet e popullit, mua këto protesta që organizon Luli dhe Monika më ngjasojnë si tregues “force” kundrejt organeve të drejtësisë për të mos i pasur ata dhe shumë zullumqarë të tjerë në listën e personave që duhet të dëshmojnë për aferat e tyre. Në rastin e Monikës jo për atë drejtpërdrejt, sepse ka ditur të kamuflohet gjithë këto vite, por për babanë e Zonjës së Parë.

Në këto rrethana, të përdorësh njerëz hallexhinj që me naivitet besojnë se po vijnë për veten e tyre dhe ata t’i përdorësh pastaj si arsye për t’i thënë kundërshtarit që ja ku e kam ushtrinë time, është një fatkeqësi për këtë opozitë që kemi dhe një nga shkaqet që ajo nuk vjen në pushtet. Lulzim Basha nuk do që ta kuptojë këtë dhe vijon ta mashtrojë elektoratin e tij duke e mbajtur me gajret se do të vijë një ditë që Rama do bjerë nga protestat. Kjo ndodh se ai nuk beson tek institucioni i votës, ndonëse bërtet përditë për të. Se, po ta kishte seriozisht çështjen e votës, do jepte shembullin personal se si zgjidhesh me transparencë dhe pa hile Kryetar i PD-së.

Njerëzit kanë sy e shikojnë, kanë edhe memorie që kujtojnë dhe, sa herë opozita hedh një hap, asaj i vënë në dukje bëmat e saj të ngjashme. Prandaj nuk ngjit kjo opozitë në elektorat, sepse kurrë nuk reflektoi për kohën e shkuar kur qeverisi dhe vepronte me të njëjtat metoda me të cilat sot akuzon kundërshtarin.

Nuk di të them se si cili do të jetë hapi politik i radhës i opozitës, por nëse duan të bëhen të besueshëm, duhet të tregohen të sinqertë me elektoratin; të luftojnë fort në Kuvend me arsye,  jo me ulërima; me alternativa, jo me populizma; me logjikë të ftohtë e racionale, jo me mendje të nxehta dhe inatçie; me fjalor të kulturuar, jo zhargon rrugësh dhe fyerje personale.

Një opozitë e besueshme duhet të vetë denoncojë të metat e saj dhe me shembuj të përditshëm të tregojë se ka hequr dorë prej paudhësive që ka në historikun e vetë. Natyrisht, duke hequr nga vetja edhe sa parti që lëvizin sa majtas- djathtas dhe që në elektorat njihen si parti kancer. Unë nuk jam për terma kaq ekstrem, por një opozitë e besueshme është ajo që heq nga vetja individë të saj dhe parti që si këpushat i janë ngjitur në trup, i pinë gjakun dhe u ngjisin sëmundje. Deri sa të vijë ajo ditë, janë të dënuar të rrinë gjatë në opozitë. Fatkeqësisht, me gjasë, edhe të përhershme…

Next Post
Bombardohet stacioni i policisë, vriten pesë efektivë

Bombardohet stacioni i policisë, vriten pesë efektivë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In