Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami, të cilin kryedemokrati Basha nuk e përfshiu në listën e kandidatëve ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet e 25 qershorit. Kur edhe 2 ditë na ndajnë nga zgjedhjet, deputeti i PD, një nga zërat më kritikë brenda partisë, ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Selami fton shqiptarët që të votojnë masivisht numrin 6, Partinë Demokratike.
“Votoni të ardhmen e sigurtë, Votoni ekonominë e fortë, Votoni numrin 6, Votoni Partinë Demokratike!”, shkruan Selami.
a.ç