Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i cilësoi organizimet e Bashës dhe Berishës në kuadër të 33 vjetorit të themelimit të PD-së si “sallone çaji ku pjesëmarrësit kujtojnë kohët e vjetra”.
E ftuar në studion e emisionit “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Spiropali tha se PD lindi si forcë politike që shpejt u përvetësua nga Berisha. Duke komentuar takimet e organizuara, Spiropali i cilësoi si “faza finale e përvetësimit të PD”.
“PD lindi si shpresë e shqiptarëve për të ndryshuar dhe për të patur garë politike në vend. Afroi rreth vetes njerëz që besonin tek ndryshimi. Ngjizi një forcë politike që shpejt u përvetësua. Ne po shohim në fazën finale të përvetësimit. Ngushtimin e qëllimit dhe arsyes pse PD ekziston, për një familje. Këtu flas për të dy sallat. Sepse edhe Luli ishte një “djalë politik” i Berishës, në sallën tjetër është Berisha me familjen e tij biologjike”- tha Spiropali.
Ministrja shtoi se takimet e organizuara dukeshin si sallone çaji ku të pranishmit nuk kanë çfarë t’i thonë njëri-tjetrit përveçse të kujtojnë kohët e kaluara kur partia funksiononte.
“Të dyja sallat duken si sallone çaji ku njerëzit nuk kanë se çfarë i thonë njëri tjetrit përveçse vijnë e hanë dy kikirikë e kujtojnë kohët kur ishin një parti që funksiononte. Këtu duhet të ndodhë shkëputja e atyre personave që janë profesionistë të vërtetë dhe kanë se çfarë japin, por sot e kanë gojën të mbyllur. Nuk mendojnë se mund të hyjnë në ndonjë garë se gara është e mbyllur”- u shpreh ministrja.
Ndërsa analisti, Lorenc Vangjeli e konsideroi takimin e organizuar nga Basha si një përpjekje e dështuar, duke u shprehur se sipas tij, kryedemokrati nuk ka grintën për të cilën ka nevojë politika./m.j
Per ju te k/hajdutit,sadhonet tuaja duken si sadhone misesh,i ka shume qefe ministret mise k/hajduti prandaj sadhoni juaj eshte terheqes,ama ti sje te miset,ti je si nji laraske e pa vlere.
Ose me mire me thene si nji sorre,je ti elisa.