• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha duhet të bëhet lider vetë, jo nga SHBA

by Plator Nesturi
30/11/2021 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Në Partinë Demokratike pritet zhvillimi i dy Kuvendeve, një i Berishës më 11 dhjetor dhe tjetri i Bashës më 18 dhjetor. Kush mendoni se do të fitojë dhe kushdo që do të konfirmohet, a e shpëton PD-në nga përçarja?

Fakti që do të bëhen dy kongrese dhe që nuk pati asnjë dëshirë dhe tentativë për të patur një kompromis apo marrëveshje midis palëve, të nxjerr në konkluzion se përçarja është fakt i kryer. Tashmë mbetet të mësohet se si do të kryhet ky proces, a do të jetë i dhunshëm apo jo dhe si do të ndahet trashëgimia e PD-së së vjetër. Ka shumë interesa që luhen dhe që nuk kanë të bëjnë vetëm me fatin e kryetarëve. Ajo çfarë më bën përshtypje është se në gjithë këto ditë që kur Basha shpalli kongresin për në datën 18 dhjetor, ishte se nga ana e Foltores sikur e dëshironin një sebep për theksuar pozicionet e ndryshme. Berisha nisi ti djegë njëra pas tjetrës të gjitha urat e komunikimit që mund të sillnin në një kompromis, dhe tregoi se është i prirur te rruga e përballjes me Bashën sesa gjetja e një rruge për forcimin e PD dhe mos copëtimin e saj. Në këtë prizëm gjykohet se Berishës më tepër se s ai intereson PD është në fakt fati i tij personal. Atij i intereson një fitore e shpejtë dhe jo thjesht si një rikthim në PD por si tregues force tek ndërkombëtarët që ai mbetet aktor me peshë dhe si i tillë mund të merret në konsideratë një zbutje e qëndrimit të SHBA pas shpalljes non grata. Berisjës pra nu ki interesonte një rrugë e gjatë kompromisesh për të ndalur betejat që po çojnë në ndarjen e PD-së. Ky proçes do të hante kohë, dhe ndonëse do i vlente PD për të ulur gjakrat dhe kthjelluar mendjet, pak do i vlente Berishës në synimet e tij afatshkurtra me ndërkombëtarët. Nga ana tjetër, qëndrimi i pjesë së Bashës dhe burokracisë së partisë, ndonëse me veprime të mefshta, sidoqoftë tregon se kanë ende peshën e tyre dhe se nuk do të lejojnë kollaj ti heqin qafe nga pozicionet e tyre. Beteja për lidership do të vijojë edhe pas zhvillimit të kongreseve, veçse të dyja palët po shkojnë në rrugën pa kthim ku nuk mund të jetojnë politikisht së bashku. Ndërsa beteja për elektorat është një çështje që do të dëshmohet nga zgjedhjet më të afërta që do të mbahen.

Mbështetësit e Bashës prisnin nga SHBA një përkrahje më të madhe, duke shpresuar edhe të bënin publike një pjesë të “dosjes Berisha”, për të cilën ata e shpallën “non grata”. Përse nuk ka ndodhur deri më tani dhe a mendoni se mund të ketë surpriza nga Uashingtoni pak ditë para 11 dhjetorit?

Basha duhet të bëhet lider vetë, jo nga SHBA. Duhet thënë se një pjesë e suksesit të Foltores, pavarësisht se Berisha ka damkën e personit non grata, është fakti se Basha është treguar një lider i dobët, pa energji dhe i kufizuar në vizionin politik. Kjo është arsyeja që një pjesë e anëtarësisë shkojnë në salat e Foltores. Nuk besoj se pjesa më e madhe e tyre shkon prej Berishës, por sepse në Foltore janë ngritur çështje që i interesojnë anëtarësisë së PD-së dhe që deri më tani u ish hedhur velenza e shurdhërisë nga drejtuesit. Në këtë koncept, PD-ja është paksa e vogël për prioritetet e SHBA dhe se detyrat e saj më së pari i duhet ti kryejë vetë. Boll më me shtrimin e rrugës politike për drejtuesit politikë. Bashës deri më tani ia kish shtruar rrugën Berisha dhe tashmë duhet tia shtrojë SHBA? Do të ishte paradoks i përsëritur. PD ka nevojë për shërimin e plagëve të saj, për daljen nga kriza dhe krijimin e një klase të re drejtuesish. PD nuk ka nevojë as për “berishizmin” dhe as për të sponsorizuarit e këtij modeli. Ndaj është kaq pa shpresë fakti që sot shpresat i varin se kush do e fitojë betejën midis këtyre modeleve. Është për të ardhur keq që një parti e madhe dhe që ka qeverisur vendin të ngelet vetëm tek këto alternativa.

Krahas përçarjes së partisë më të madhe opozitare, duket e sigurt edhe përçarja e “bllokut opozitar”, ku LSI ka nisur sulmet ndaj Bashës, por futja në lojë e Berishës mund të ndryshojë edhe qasje tjetër. Nëse Berisha arrin të marrë “vulën” e PD-së, a pritet që LSI me rikthimin e Metës ti bashkohet “frontit opozitar” duke pasur dyshen Berisha-Meta në drejtim?

Blloku opozitar nuk ekziston që të nesërmen e zgjedhjeve të 25 prillit. PD dhe LSI kanë patur axhenda të ndara dhe nuk kanë munguar spicat dhe akuzat në distancë. Dhe duket se kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhënie të liderëve. Është shumë më e thellë se kaq. Nga ana tjetër, LSI ka humbur shumë nga pesha e dikurshme politike, dhe Basha nuk merret direkt me LSI sesa Metën, pavarësisht se ky mbetet president i vendit. Por Basha nuk e sulmon si president por si aktor politik dhe që duket i përfshirë në betejën e tij me Berishën. Ndaj përderisa e sheh si aleat të Berishës, natyrshëm që do të ketë përplasje. Interesat e këtyre personazheve sidoqoftë duken të ndryshëm. Meta nëse del nga pozicioni i presidentit për tu përzier në një betejë partiake si PD ku ai nuk është anëtar, kjo dëshmon se në planet e afërta të tij nuk është presidenca por përfshirja aktive në politikë. Dhe për tu faktorizuar Metës nuk i mjafton LSI-ja. Atë tashmë e ka siç edhe e ka patur. Meta duket se po synon më tepër nëse i bashkohet lëvizjes së foltores. Mesa duket synon të jetë imazhi i kryetarit të opozitës, ndërsa Berisha me problemin e non grata që ka në kurriz, do të mjaftohet thjesht me mbajtjen në kontroll të PD-së. Vështirë gjithësesi edhe ky ekuacion kur dihet se Berisha nuk ka më besim tek askush për ti deleguar pushtet. Kur i doli ndryshe dhe Basha për të cilin sakrifikoi çkënd që ta linte në krye të PD-së, vështirë se mund të ketë besim te dikush tjerët, qoftë ky edhe Meta.

Deri më tani Rama ka mbajtur qëllimisht një “qëndrim neutral”, duke mos komentuar shumë zhvillimet në PD. Është komod teksa sheh përçarjen, apo po pret zhvillimet për të ndërmarrë nisma? Nëse Berisha nis të forcohet në PD, a mund të kemi një bllok Rama-Basha, kundrejt Berisha-Meta?

-Rama nuk ka pse përzihet në një betejë që nuk është e tij. Aq më shumë që përfshirja e tij me një palë do të kompromentonte dhe do ti prishte punë atij që do të ish më i dëshirueshëm për të. Nga ana tjetër, në këtë situatë që e ka future veten PD dhe palët mes tyre. Ramës do i interesonte thjesht që kjo çështje të zgjasë sa më shumë dhe që kundërshtari të ish i dobët dhe në zgjedhjet e ardhshme. Dhe me shumë gjasa kështu do të ndodhë. Mbi këtë gjykim mund të krijohet çdo lloj binomi, Berisha -Meta, apo Meta -Basha. Por kurrsesi një çiftëzim ku të jetë Rama. Opozita ka nisur betejën e saj dhe duket se do të zgjasë shumë në kohë. Nga strategjitë, marrëdhëniet midis personazheve që do ndryshojnë sipas kushteve por dhe raporti i forcave midis tyre, që nuk mund të quhet i përfunduar por me lakore e zigzake, do të varen dhe aleancat, tradhëtitë dhe bëshkëpunimit midis figurave opozitare. Dhe kjo nuk do prekë vetëm figurat kryesore por edhe ato me staturë më të ulët por që gjithsesi do të ndërvarin anën e peshores.

fjala.al

Next Post
Detaje nga operacioni për kapjen e kokainës në Mal të Zi, në pranga shoferi shqiptar

Detaje nga operacioni për kapjen e kokainës në Mal të Zi, në pranga shoferi shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthimi i reformës zgjedhore, ambasada e SHBA: Takimet tona nuk janë ndërmjetësim

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vijon të forcohet!

December 31, 2025
82 vite nga “Lahuta e Malcis”, përkujtohet vepra e Fishtës

85 vite pas vdekjes, “shqiptarët ende nuk e njohin si duhet At Gjergj Fishtën”

December 31, 2025
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

December 31, 2025
FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

December 31, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës. E pësojnë tre persona në Elbasan

December 31, 2025
Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

2026 nis me stuhi dimërore, Porja: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

December 31, 2025
Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Viti 2025, zv.Guvernatorja: SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, çmimet rriten me…

December 31, 2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

“E vendosim ne se kush do iki apo do qëndrojë në Gjermani”/ Merz: Kujdesemi për sigurinë tonë

December 31, 2025
Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

December 31, 2025
Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com