• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha dhe shembulli skandaloz nga mitingjet e Trump: Në 1 muaj vdiqën 700 persona nga Covid

by A R
26/03/2021 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 30 mijë persona u infektuan dhe mes tyre 700 humbën jetën pas ekspozimit në turmat që ndoqën fushatën e presidentit Trump nga 17 gushti në 26 shtator 2020. Kjo është një e dhënë e përafërt, e llogaritur nga një prej revistave më prestigjioze në botë, “Forbes”, pas analizimit të të dhënave të trendit rritës dhe mendimit të ekspertëve pas 18 takimeve elektorale të ndodhura në këtë periudhë. https://www.forbes.com/sites/brucelee/2020/11/01/study-trump-rallies-linked-to-over-700-covid-19-coronavirus-deaths-here-are-the-caveats/?sh=707ad96f6064

Nëse kjo llogaritje zgjerohet në disa muaj të fushatës së ish-Presidentit Trump, atëherë rezultati rritet në qindra mijëra infektime dhe disa mijëra fatalitete. Po në Shqipëri? Cila është kosto shëndetësore e tubimeve të organizuara nga Partia Demokratike, si shfaqja e regjistruar ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e hapjes së fushatës?

Është pothuajse e pamundur të nxirret një e dhënë konkrete. Ajo që dihet është që në Shqipëri janë të paktën 45 mijë të infektuar aktivë, por këta janë vetëm ata që janë testuar dhe janë konfirmuar si pozitivë. Sipas të dhënave të OBSH, shifra e personave aktivë mund të jetë deri katër herë më e lartë, por në çdo rast, është më e lartë se 45 mijë aktivët që njohim.

Ka edhe një element tjetër rëndues. Në kohën e fushatës së Presidentit Trump, ende nuk kishte mutacione si ai anglezi apo braziliani, që e bëjnë Covid-19 shumë më ngjitës se më parë. Sidoqoftë, një tjetër e dhënë e sigurt është se dje midis pjesëmarrësve në tubimin e PD ka pasur jo një, as dy, por të paktën disa dhjetëra të infektuar, që me siguri absolute matematikore ia kanë ngjitur virusin të paktën disa dhjetëra personave të tjerë.

Pa hyrë në fushën e spekulimit, të japësh një numër të saktë është e pamundur. Por, duke zhvilluar një raport të drejtë midis rasteve të konfirmuara në SHBA si rrjedhojë e fushatës dhe rasteve që mund të verifikohen në Shqipëri, duke pjestuar numrin e të prekurve atje me raportin e popullsisë midis dy vendeve, mund të arrihet në një shifër pa dyshim jo të verifikuar, por që jep një ide për situatën në Shqipëri. Sipas kësaj përllogaritje, në tubimet e organizuara gjatë muajit të fundit, nga Kavaja, në Elbasan e më e madhja dje në Tiranë, mund të jenë infektuar potencialisht 3 mijë persona. Me një mesatare fataliteti 3 për 100, ku për grupmoshat e reja është shumë më e ulët dhe për grupmoshat më të larta është më e lartë, tubimet e PD gjatë muajit të fundit mund t’i kushtojnë jetën mesatarisht 90 qytetarëve.

Kuptohet, mund të jenë më pak ose më shumë, por një gjë është matematikisht e sigurtë: Janë të paktën disa dhjetëra, pjesëmarrës, familjarë, miq apo të pafajshëm që kanë fatin e keq të jenë pranë një të infektuari në rrugë apo kafene, që do të humbin jetën për shkak të krijimit të kësaj vatre të re infeksioni.

/lexo.al/a.r

Next Post
FOTO/ Momentet pikante, që s’janë kapur nga kamerat në mitingun e PD-së: Nga përqafimet e Gaz Bardhit tek veshjet

FOTO/ Momentet pikante, që s'janë kapur nga kamerat në mitingun e PD-së: Nga përqafimet e Gaz Bardhit tek veshjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In