• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha dhe Duma, si “Bonnie and Clyde”

by Mero Baze
28/02/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Partia Demokratike u detyrua sot në mesditë të shpërndajë një email, ku sqaronte se gjatë akuzave të Lulzim Bashës ndaj Bankës Amerikane të Investimeve në Shqipëri, e cila së fundi ka blerë dhe një bankë greke, ai kishte ngatërruar emrin e bankës greke, që ka blerë Banka Amerikane, me “Alfa Bank”. Dhe sqaronte se ngatërresa ishte e paqëllimshme. Kjo ishte dhe fjalia më e vërtetë e deklaratës.

E gjitha kjo ka ndodhur në një forum të përgatitur për një muaj, siç tha vetë zoti Basha.

Tani një lider opozite që përgatitet një muaj të flasë për situatën ekonomike, dhe vë në qendër të sulmeve një bankë amerikane në Shqipëri, pronari i të cilës është një nga fondet më të mëdha të investimeve me seli në Nju Jork, dhe që ka kapacitete të blejë dhe banka të tjera rajonale, dhe ky në fund ngatërron dhe bankën që ajo ka blerë, ngre pikëpyetje të mëdha mbi seriozitetin me të cilin ai ka aftësi të paraqitet para publikut edhe kur përgatitet një muaj të tërë për të folur.

Po ashtu, është shumë kontraverse që të flasësh për situatën ekonomike dhe shqetësim të kesh lulëzimin dhe ngritjen e një Banke Investimesh Amerikane në Tiranë. Banka e Investimeve Amerikane ka një pronar legal në Nju Jork, një nga fondet më të mëdha të investimeve në botë, dhe fakti që filiali i bankës është i rregjistruar në një offshore, është e drejtë ligjore që nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por për raportet e saj me pronarin në SHBA.

Problem ligjor është fakti që kryetari i Partisë Demokratike, është nën hetim në SHBA, pasi ka paguar një kompani lobimi në SHBA, nga një offshore në ishujt e Amerikës Latine, që dyshohet se janë paratë  e një terroristi turk, Alptekin, shok i Lulzim Bashës.

Pra, të rregjistrosh një seli tënde në një offshore, është një gjë legale dhe bëhet për qëllime biznesi, në varësi të vendit ku zhvillon aktivitetin financiar, por të paguash shërbime politike përmes një offshor-i, është problem, pasi përpiqesh të fshehësh autorësinë e sponsorve të tu politikë. Pra, nëse kanë një problem offshore-t, nuk kanë faktin që ti rregjistrohesh në offshore, por faktin se përse e përdor këtë rregjistrim. Kur e përdor për lehtësi fiskale, është e drejtë ligjore, kur e përdor për të fshehur donatorët, është çështje penale dhe hetohesh. Është pikërisht ajo me të cilën do të përballet Lulzim Basha për offshore-n e tij.

Por përtej kësaj mungese përgjegjshmërie të Lulzim Bashës, edhe për ato që thotë, në vendosmërinë e tij për të sulmuar në vazhdimësi një bankë amerikane në Shqipëri, është tregues i një niveli dëshpërimi të një terroristi.

Vetëm në atë nivel dëshpërimi, ti mund të shpresosh se mund të vish në pushtet, duke destabilizuar bankat dhe duke krijuar kaos financiar në vend. Për fat, sulmet e Bashës nuk është se ndikojnë në opinionet për bankat në Shqipëri, por ato shërbejnë për të treguar se sa pa shpresë është opozita dhe ku e shikon ajo të ardhmen e saj politike, përmes ekonomisë.

Të kesh në krah Grida Duman, që ka çuar personalisht banka drejt falimentimit, duke bërë ndërmjetësen mes partnerëve në banka dhe partnerëve në jetë, dhe të jesh vetë një përdorues offshore i parave të pista, për të financuar fushatën elektorale dhe të bazosh gjithë strategjinë e ardhjes në pushtet, nga sulmi ndaj sistemit bankar, është thjesht një akt i dëshpëruar, ndaj të cilit nuk reagon askush, pasi nuk e marrin seriozisht.

Çifta Basha- Duma që kanë ndërmarrë prej kohësh këtë operacion kundër bankave, ngjajnë si dy pika uji me  “Bonnie and Clyde”, çifti i famshëm amerikan i viteve ‘30 në kohën e depresionit të madh, që u bënë të njohur si plaçkitës bankash dhe pasurish të qytetarëve. I gjithë prezantimi i sotëm i Lulzim Bashës, vlen për të treguar se ai është i dëshpëruar nga situata ekonomike, jo se është keq, por se ai nuk shikon asnjë shpresë që të vijë në pushtet prej ekonomisë, përveçse të rrëzojë ndonjë bankë. Si “Bonnie and Clyde”, por pa fundin e tyre.

Next Post
“DEA” dhe “Scotland Yard” sjellin në vend “super-dosjen” me lidhjet e kriminelëve me politikën shqiptare

Kokaina në Durrës, SHBA- DEA: Përgëzojmë policinë shqiptare, sasi rekord!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In