• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha dhe Berisha të ikin, nuk frymëzojnë”/ Deputeti i PD-së i ashpër pas humbjes në zgjedhje: Mandati im s’ka vlerë pa mbështetjen e…

by Java News
08/03/2022 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula teksa po fliste në Report Tv për humbjen e thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme vendore, tha se kryedemokrati Lulzim Basha nuk i frymëzon më demokratët dhe se duhet të tërhiqet.

Ai shtoi se nuk i dhimbset as Basha dhe as ish-kreu i PD, Sali Berisha, por vetëm demokratët që nëse qëndrojnë të bashkuar nuk do të mund të fitojnë asnjë palë zgjedhje.

“Nuk e kisha menduar kurrë që PD të dilte e treta. Unë jam dhe do të rri në PD, nuk më dhimbset as Basha dhe as Berisha më dhimbsen vetëm demokratët.

Më vjen keq që një plak si Sali Berisha të fitojë Shkodrën. Ta humbi PD Shkodrën, kjo është për të ardhur keq. Kjo ka ndodhur për shkak se demokratët kanë humbur besimin tek PD. Basha ka problematika të mëdha në këto momente, nuk frymëzon më demokratët.

Nëse Basha vazhdon në krye të PD unë do të tërhiqem mënjanë. Do të jem pjesë e PD, thjesht do të jem mënjanë, nuk do të bashkohem me foltoren, të jemi të qartë. Dua të vdes te PD. Nëse shoh që PD nuk frymëzon dhe vjen drejt shuarjes, nuk do të jem pjesë e kësaj shuarje.”, u shprehi ai.

Duke folur në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu Sula tha se në mbledhjen e djeshme në selinë blu, ai deklaroi se mandati i tij nuk ka kuptim pa mbështetjen e demokratëve, ndërsa shtoi se zgjidhja nuk është largimi i Bashës dhe ardhja e Berishës, pasi kjo do të ishte vdekja e PD.

Ai theksoi se mnadati i tij nuk ka vlerë nëse nuk mbështetet nga demokratët ndërsa shtoi që edhe nëse do të ketë një garë për kreun e PD, Basha dhe Berisha nuk duhet të marrin pjesë.

“Problemi dhe zgjidhja është Berisha, duhet të tërhiqet. Edhe nëse ka garë Berisha dhe Basha nuk duhet të marrin pjesë, të tërhiqen. Nuk frymëzohen  më demokratët, është e pafalshme që dolëm në të gjitha bashkitë të tretë. Jam lutur të mos e humbnim Shkodrën.

Në fund të mbledhjes bëra një deklaratë, i thash unë vë në dispozicion mandatin tim si deputet, sepse ai nuk është mandat i Dash Sulës është i të gjithë demokratëve të qarkut të Elbasanit. Nuk ka vlerë mandati im nëse demokratët nuk na mbështesin. Nuk mund të vazhdojmë siç jemi, pa reflektuar Basha, grupi parlamentar etj. Po nuk u bashkuan demokratët ne nuk kemi për të fituar asnjëherë.”, tha ai.

Ai shtoi se gjatë mbledhjes Basha mbante shënime dhe në sytë e tij dukej reflektimi.

“Basha ishte i qetë, e vlerësoj, nuk bëri debat me grupin parlamentar, mbajti shënim çdo gjë. Pash në sytë e tij një reflektim.”, u shpreh ai.

Sipas tij në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan më 6 mars, morën pjesë vetëm të majtët, ndërsa të djathtët duke qen të zhgënjyer nga situata në PD, refuzuan.

“Si demokrat, qytetar dhe pastaj si deputet ndjej një keqardhje të madhe. 1/3 e votuesve për gjendje vendore në 6 bashki. Bashkia e Durrësit është e dytë më madhja në vend. Ishte një test real. Kanë marrë pjesë vetëm 30% të votuesve, kjo tregon se të majtët kanë dalë në votim, ndërsa të djathtët për shkak të problematikave në PD, nuk kanë dalë.’, u shpreh ai./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
“Putin u filmua duke bërë seks me…”/ Fjalët e ish-spiunit rus para se të vritej në Londër

"Putin u filmua duke bërë seks me..."/ Fjalët e ish-spiunit rus para se të vritej në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com