• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha del sërish blof: Thotë se fshati nuk është ndihmuar, por programet e BE tregojnë mjetet e përfituara nga fermerët

by Ardit Rada
17/06/2020 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme kryedemokrati, Lulzim Basha ka zhvilluar takime në disa fshatra të Tiranës nga ku shprehet se fermerët e zonave ndodhen në vështirësi duke fajësuar qeverinë dhe duke mohuar gjithashtu subvencionet dhe ndihmën e po kësaj qeverie ndaj këtyre banorëve.

Por nga ana tjetë mjafton vetëm që t’i hidhet një sy faqes së Delegacionit Europian në Shqipëri dhe duket qartë që nëpërmjet programeve të IPARD fermerët e kësaj zone janë ndihmuar financiarisht.  Edhe një herë si shumë herë të tjera Lulzim Basha del dhe bënë politikë duke gënjyer dhe mashtruar hapur fare duke përdorur qytetarët e thjeshtë, punën dhe mundin e tyre.

Postimi i Lulzim Bashësh në Facebook:   Gjendja në fshat është jashtëzakonisht e vështirë. Banorët në zonën e Ndroqit më treguan për vështirësitë e tyre. Asnjë subvencion, me rrugë të shkatërruara, me kosto të rritura për punimin e tokës dhe fitim minimal. Punojnë nga ora 5 e mëngjesit e deri në darkë vonë, por mundi i tyre nuk shpërblehet. Të ardhurat që sigurojnë nuk mbulojnë as kostot. Jetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë edhe për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin ndërsa nuk iu është dhënë asnjë mbështetje nga qeveria. Në 7 vjet RAMAVIRUSI i ka braktisur banorët e fshatrave, i ka braktisur fermerët sepse të gjithë vëmendjen e ka përqëndruar tek një grusht njerëzish që përfitojnë para prej taksave të tyre. Për 3 muaj qeveria ka paguar vetëm 90 milionë euro ose 10 euro për person si masë anti-COVID, për qytetarët ndërsa qindra milionë euro ia ka dhuruar përmes tenderave, koncesioneve e PPP-ve korruptive 4-5 oligarkëve.

Ne do ta nxjerrim vendin nga kjo krizë! Ne kemi ofertën dhe vendosmërinë për të shpëtuar fermerët dhe shqiptarët nga kriza me një qeveri të dalë nga vota e qytetarëve. Ne do të akordojmë 100 milionë euro subvencione direkte për fermerët në bazë të prodhimit që ka secili prej tyre. Nuk është më e mira por të paktën të barazohemi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë i kemi të gjitha mundësitë dhe do të bëjmë gjithçka që fermerët tanë të mos disavantazhohen. Prodhimet e tyre do të mbrohen dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa patur një tarifë të barazvlefshme me subvencionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre. Prodhimi i fermerëve shqiptarë dhe fermerët shqiptarë do të jenë të parët në tregun tonë, ndërkohë që do të bëjmë gjithçka për të nxitur edhe eksportin e tyre. Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të lehtësojmë fermerët por edhe qytetarët.

Ne do të akordojmë 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore dhe do të investojmë për infrastrukturën rrugore të fshatrave. Ne i kemi të gjitha mundësitë, mjafton që paratë e qytetarëve t’iu kthehen atyre dhe jo të shkojnë te një grusht oligarkësh. /lexo.al

/e.rr

Next Post
Vendimi ekstrem, njihuni me shtetin që do të mbyllë kufijtë deri në vitin 2021

Vendimi ekstrem, njihuni me shtetin që do të mbyllë kufijtë deri në vitin 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
Albini mund të ndjehet i dorëzuar, por Kosova duhet të ndjehet e fituar

Grenlanda jonë

January 21, 2026
“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

January 21, 2026
Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

Detaje nga masat e jashtëzakonshme të sigurisë në Vlorë, Ivanka Trump ndërron makinën në çdo ndalesë

January 21, 2026
“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In