• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha bisedë me Zv. Presidentin e KE: Brenda 100 ditëve nisim negociatat. Schinas: Keni shumë arsye për t’u krenuar

by Java News
15/04/2021 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online më zv.Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas. Biseda është përqendruar në shkëmbimin e pikëpamjeve mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, përpjekjeve që duhet të bëjë vendi për t’u anëtarësuar në Union dhe vizionin e kryeopozitarit mbi këtë proces.

Lideri i opozitës Basha ka theksuar se “pa integrimin europian të Shqipërisë nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës” dhe vlerësoi se arritjet kryesore për Shqipërinë janë shënuar në duke punuar së bashku me partnerët. Ai u shpreh i bindur se ai dhe ekipi i tij janë në gjendje ta realizojnë anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Për kryedemokratin, integrim në BE do të thotë ndihmë për ekonominë që të dalë nga kriza, rritje pagash dhe investime publike. Prandaj, Basha u angazhua që “brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave.”

Temë e bisedës ishte edhe pandemia dhe çështja e vaksinimit. Basha e konsideroi përparësi kryesore transparencën dhe bashkëpunimin me BE për të sjellë në Shqipëri vaksina të çertifikuara nga unioni.

Për Bashën, Shqipërinë e pret një e ardhme e ndritur. Të rinjtë shqiptarë do të trajnohen në teknologji dhe profesione të tjera që të sigurojnë paga të larta nga investimet europiane që do të vijnë dhe do të hapin vende të reja pune të mirëpaguara. Ai u shpreh se Shqipëria ka “nevojë për ndihmën tuaj, kemi nevojë për udhëzimin tuaj dhe unë mund t’ju siguroj që kemi ekipin më të mirë së bashku, kemi një projekt dhe vizion shumë të qartë.” 8 vitet në vendnumëro, nënvizoi Basha, e kanë lënë Shqipërinë pas çdo vendi në rajon, prandaj nuk duhet të humbasim më shumë kohë.

Komisioneri Schinas u shpreh i kënaqur me entuziazmin dhe përkushtimin e Basha ndaj Europës. Ai e vlerësoi si krejtësisht të mundur hapjen e negociatave pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe e nxiti z. Basha që të çojë përpara mesazhin e ringjalljes ekonomike. Schinas vlerësoi veçanërisht rolin e z. Basha në arritjet e mëparshme të vendit në fushën e integrimit europian. “Ju personalisht si ish-Ministër i Brendshëm, keni shumë arsye për t’u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizim i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurtë. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të. Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë.”

Zv.Presidenti Schinas e falënderoi Bashën për angazhimin e tij në Europë dhe u shpreh se ky është ligjërimi në Europë: një domosdoshmëri për një lloj normalizimi i politikës dhe nxitje e njerëzve që të shohin se mund të ecet përpara.

Nga ana e tij kryetari Basha nënvizoi angazhimin e tij për të kthyer normalitetin në kulturën politike shqiptare. Këto zgjedhje – u shpreh ai – kanë të bëjnë më njerëzit, të ardhmen e tyre. Prandaj është e domosdoshme që të shkojmë tek njerëzit me propozime realiste – tha Basha.

“Ne propozojme një taksë të sheshtë prej 9%, barazinë para ligjit ku të gjithë trajtohen njësoj dhe jo ku një pjesë e njerëzve po gllabërojnë buxhetin, pronat , pasuritë publike të vendit dhe të gjithë të tjerët vuajnë. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me ecjen përpara drejt të ardhmes në BE ose për të vazhduar qëndrimin në vendnumëro si ne këto tetë vjet. Këto zgjedhje nuk janë  një luftë personale midis meje dhe kundërshtarit tim. Por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershëm siç kanë nënvizuar dhe vazhdojnë të nënvizojnë çdo ditë komisioni dhe këshilli dhe partnerët tanë strategjikë të SHBA” – përfundoi z. Basha.

Next Post
Kosova do të fillojë vaksinimin e personave 75-79 vjeç

Kosova do të fillojë vaksinimin e personave 75-79 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In