• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 24, 2022
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha-Berisha akuzuan njëri-tjetrin për 21 Janarin, dosja drejt SPAK! Përfshihen zyrtarë të lartë, duhen marrë dëshmitë!

Java News by Java News
28/01/2022 17:07
Basha-Berisha akuzuan njëri-tjetrin për 21 Janarin, dosja drejt SPAK! Përfshihen zyrtarë të lartë, duhen marrë dëshmitë!
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës pritet të rikthejë në SPAK dosjen e 21 janarit. Kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave dhe deklaratave publike të bëra nga ish ministri Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha. Për shkak të funksionit që kanë pasur Basha dhe Berisha më 21  janar, Prokuroria e Tiranës po shqyrton kërkesën e familjareve dhe pritet të rikthejë dosjen për veprime të mëtejshme dhe marrjen e dëshmive të ish kryeministrit dhe kreut të opozitës.

Sot, një javë më parë u shënuan 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe PS gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet, ndërkohë që ka marrë në pyetje disa dëshmitarë të tjerë, ndërsa është vendosur riekspertimi për predhën e gjendur në trupin e të ndjerit Aleks Nika. Ky riekspertim do të bëhet nga ekspertët italianë. Riekspertimi është vendosur me qëllim marrjen e çdo të dhëne tjetër me vlerë identifikuese, duke përdorur teknologjitë e reja laboratorike.

Deklaratat e Berishës dhe Bashës për njëri-tjetrin

Krimi i pandëshkuar i 21 Janarit përplasi pak kohë më parë ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e tij të Brendshëm  më 21 janar 2011, Lulzim Bashën. Më 13 dhjetor të vitit 2021, Lulzim Basha dha sinjalin e parë të reflektimit dhe të ndryshimit të qëndrimit për 21 Janarin, duke akuzuar në mënyrë të tërthortë Sali Berishën për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve. Duke komentuar sulmet e Berishës për të marrë me forcë selinë e PD-së, Basha hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar 2011. Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë. Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar”, tha Basha, duke akuzuar Berishën për krimin.

Deklarata u lexua si një mesazh dhe paralajmërim i Bashës për të rrëfyer në SPAK detajet e krimit të 21 Janarit, pengimin e drejtësisë, manipulimin e pronave, sajimin e puçit etj, nga Sali Berisha.

Mesazhit të Bashës për 21 Janarin, Berisha u përgjigj duke pohuar se nuk e dinte se ku kishte qenë Basha gjatë orëve të protestës dhe në momentet, gjatë dhe pas vrasjeve.

“Unë kam qenë duke drekuar me ambasadoren gjermane dhe jam kthyer e nuk kam lëvizur nga zyra për asnjë moment. Ka edhe një fakt tjetër që zyra është qëlluar me plumba dhe gurë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di. Ministri i Brendshëm është bërë skllav dhe peng i Edi Ramës. Tregon narrativën e tij. Për 21 janarin gjithçka kam ditur e kam thënë dhe e them. Për ’97? Ai lexoi atë pjesë që i çoi Rama me Endri Fugën”, ka pohuar Berisha.

Si nisi e ngjarja?

E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Zgjedhjet e 6 marsit, PS Shkodër akuza ndaj Bashkisë: Ademi të afishojë listat e votuesve

Zgjedhjet e 6 marsit, PS Shkodër akuza ndaj Bashkisë: Ademi të afishojë listat e votuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Tiranë/ Një person vret veten me armë zjarri, dyshimet e para

Dyshimet: Efektivi Saliasi e bullizonte prej kohësh kolegun e ri që i mori jetën

May 23, 2022
Gjenden 87 kufoma në Desna, numri më i lartë që nga nisja e luftës

Gjenden 87 kufoma në Desna, numri më i lartë që nga nisja e luftës

May 23, 2022
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox e martë 24 maj 2022: Parashikimet shenjë pas shenje

May 23, 2022
Deklarata e fortë e Idajet Beqirit: SPAK-u kontrollohet nga Berisha dhe Meta, ju tregoj faktet

Deklarata e fortë e Idajet Beqirit: SPAK-u kontrollohet nga Berisha dhe Meta, ju tregoj faktet

May 23, 2022
Vrasja brenda në Komisariat: Autori i ri në radhët e policisë, viktima efektiv prej 20 vitesh

Vrasja brenda në Komisariat: Autori i ri në radhët e policisë, viktima efektiv prej 20 vitesh

May 23, 2022
Arratisjet nga burgjet/ Gazetari Artan Hoxha: Ja rastet më të bujshme

Dëshmitë e Dumanit, Hoxha tregon bisedën me Elton Kilën në Holandë: Ka çedime në deklarimet e të penduarit

May 23, 2022
Paratë false shiten lehtësisht në rrjetet sociale

“Në jug të Shqipërisë është gjetur një aparaturë, që ka alarmuar forcat e sigurisë në vend”

May 23, 2022
DETAJE / Plagosja e policit nga kolegu, sherri nisi në sallën e mbledhjeve, Gledis Nano mbërrin në ‘vendngjarje’

DETAJE / Plagosja e policit nga kolegu, sherri nisi në sallën e mbledhjeve, Gledis Nano mbërrin në ‘vendngjarje’

May 23, 2022
E rëndë! Ndërron jetë polici që u qëllua nga kolegu brenda në Komisariatin Nr.3

E rëndë! Ndërron jetë polici që u qëllua nga kolegu brenda në Komisariatin Nr.3

May 23, 2022
“PD e ndarë në dy pjesë nga Amerika”/ Çupi: Është helmuar me anti-amerikanizëm, tani po paguan historinë e saj

“PD parti mesjetare”, Frrok Çupi: Berisha fitoi me vetveten! Është si një grupim mafioz më shumë se politik

May 23, 2022
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In