Basha bën thirrje nga Shkodra: Protesta kundër qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë thirrje për protesta gjatë një ceremonie që u zhvillua në Postribë të Shkodrës.
“I bëj thirrje popullit të ngrihet kundër dyshes Rama-Meta. Rinia të mos qëndrojë duarkryq”, tha kreu i opozitës. “Dyshja Rama-Meta ka bërë aleancë me bandat më të rrezikshme”, shtoi Basha.