• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha bën publik emrat e 5259 delegatëve që kanë firmosur për 18 dhjetorin. Bardhi: 1126 refuzuan (Kuvendi i PD i ‘kalon’ 10 mijë anëtarët)

by Java News
10/12/2021 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, me udhëzim të veçantë të kreut aktual demokrat Lulzim Basha ka publikuar live emrat e 5259 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të partisë, që sipas tij kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Nga selia blu, Bardhi tha se vetëm 1126 delegatë kanë refuzuar pjesëmarrjen, teksa paralajmëroi edhe ndëshkime për 11 kryetarë degësh, kjo pasi sipas tij nuk janë angazhuar në procesin e informimit të demokratëve për 18 dhjetorit.

Në këtë mënyrë Basha i është përgjugjur Berishës, i cili ditë pas dite ka nxjerrë para selisë së PD sipas degëve të kësaj partie mbështetës të tij që kanë lexuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ku sipas përllogaritjeve deri më tani numri i delegatëve nga 7500 që janë realisht ka “shkuar” në mbi 10 mijë, referuar deklarimeve të palëve në Konflikt.

Anëtarët nuk i kanë hedhur në kosh, ato kanë konfirmuar masivish pjesëmarrjen në 18 dhjetor. Secili kanë nënshkruar nën prezencën e një përfaqësuesi të partisë pjesëmarrjen, 5259 të Kuvendit të Kombëtarë, ose 69% e tyre. 1126 nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke refuzuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, janë në proces njoftimi, një pjesë janë në emigracion, ndërsa në 11 degë të partisë, duke qenë se nuk janë njoftuar nga kryetarët degëve që nuk janë përfshirë në këtë proces, një raport të plotë dhe do ia kalojë dhe do kërkojmë thirrjen e Kryesisë për të parë vendimet që do marrë për papërgjegjshmërinë e këtyre kryetarëve të degëve”, tha Bardhi.

Të gjitha këto shifra, Bardhi i publikoi si një përgjigje për Sali Berishën, i cili sipas numrit 2 të PD-së, ai ka përdorur një gjuhë përçarëse.

“I përshëndes ato qindra demokratë që i kanë grisur dhe po refuzojnë mencurisht anti-kuvendin e turpshëm apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi”, ishte mesazhi i Berishës, që u publikua në selinë blu nga Bardhi.

Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja nevojën me thirrjen e Kuvendit, në 15 nëntor vendosi thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor në orën 11:00. për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e Berishës, vijoi edhe pas vendimit te kryesisë, ku çdo anëtarë do duhet të marrë pjesë për të diskutuar si një familje e madhe për çdo problematikë që mund të ketë në PD. Dua para se të ndjekim një material dhe t’ju informojmë për procesin e organizimit, falenderoj të gjithë kryetarët e degëve të PD në këtë komunikim publik, për përgjegjësinë e lartë në këtë proces, komunikimin intesiv me strukturat dhe me përgjegjësinë e lartë për ndjekjen e procesit të informimit të demokratëve”, tha Bardhi.

Njoftimi ka vijuar me leximin ‘live’ të 5259 delegatëve që kanë firmosur për 18 dhjetor!

Shifrat e deklaruara nga PD për 18 dhjetor
Dibër- 352
Korçë- 326
Berat – 287
Lezhë – 258
Shkodër – 389
Gjirokatsër- 205
Vlorë – 342
Fier – 508
Durrës – 308
Elbasan – 544
Tiranë – 1326
Kukës – 112/m.j

Next Post
“Do marrin selinë e PD”/ Bardhi i përgjigjet Floriana Garos: S’ka asnjë kontribut për partinë, s’do na tregojë ajo se ç’do bëjnë demokratët

"Do marrin selinë e PD"/ Bardhi i përgjigjet Floriana Garos: S'ka asnjë kontribut për partinë, s'do na tregojë ajo se ç'do bëjnë demokratët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Nuk preferohet vetëm bregdeti/ Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

September 7, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

September 7, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

September 7, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com