• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Basha i bën bllokadë arsyes

by A R
25/04/2017 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Lulëzim Basha ka folur dje me ‘sigurinë’ e një kryeministri dhe tejet i vetëkënaqur, para medias, paçka se orët e gjata të negocimeve e kanë treguar se ai i kish vendosur një bllokadë arsyes, duke u ngulur në qëndrimin e tij pa ekuivokë për krijimin e një qeverie teknike. Trishtimi i madh, kur e ndiqje të vinte nga mendimi se çfarë mund të sjellë një përfaqësues i tillë i asaj që pretendohet si lidërshipi i të nesërmes! E më keq akoma, që Opozita e sotme shqiptare identifikohet vetëm me të.

E vetmja gjë e cila ka mbetur deri në orët e vona ishte një fjalëz e Bashës sa i përket vazhdimit të bisedimeve, që gjithsesi linte idenë e gjetjes së një rruge të ndërmjetme. Në fakt, që lexohet se pritej ajo që do të vendoste lideri i vërtetë i PD-së, z.Sali Berisha, atij ku shkoi të raportonte fill pas bisedimeve. Bashës iu dha e gjithë mundësia që të shpaloste staturën e vet, por edhe të kremtonte atë aksion 67 ditësh, si sukses personal para zërave skeptikë qoftë edhe prej PD-së. Por ai e shmangu, duke e vendosur veten në një udhëkryq, ku më shumë se kokëfortë do të gjykohet si një i kapur nga interesi i liderit të tij të vërtetë. Për të ardhur keq, se në këtë takim nuk ishin anëtarët e tjerë të partive opozitare, që mund të ofronin një alternativë më të mençur, por edhe më të besueshme për kauzën.

Sido që do të jetë zgjidhja e këtij ngërçi politik, keqardhja më e madhe është antagonizmi i frikshëm politik në Shqipëri. Paçka se kryeministri Edi Rama ka pranuar të gjithë pikat e të ashtuquajturës “non paper” paraqitur nga eurodeputetët McAllister dhe Fleckenstein për daljen nga kriza, ku theksohen standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme, Opozita me gojën e Bashës i është përgjigjur me fjalinë shtampë të kërkesës për qeverinë teknike.

Në një faqe e gjysmë format, në atë që ka hartuar me shumë kujdes misioni i OSBE-së, ambasada e SHBA-së dhe BE-së dhe është rakorduar nga dy deputetët, është rekomanduar që kreu i KQZ-së, institucioni që menaxhon zgjedhjet t’i jepet opozitës; shpallja e shitblerjes së votës si objekt që duhet të ketë sanksione nga Kodi Zgjedhor të quhet edhe vepër e Kodit Penal; aksesi në polici etj. Një mal kushtesh, pranuar nga Rama, që mund t’ia lehtësonin daljen nga Çadra me nderin e fitores së çështjes, shefit të opozitës.

Por, duket se Lulëzim Basha nuk vendos vetë sepse me bllokadën e arsyes që ka bërë ka treguar jo thjesht mungesën e një stature politike të nevojshme që i duhet vendit, por edhe ka ofruar parashikimin e një lideri që nuk ofron fleksibilitet, besueshmëri dhe që apriori të sjell trishtim për të ardhmen e vendit. Tashti lufta më e madhe e Bashës do jetë lufta për të justifikuar veten e tij. (Javanews)

 

Next Post
McAllister-Fleckenstein, orë të ethshme negociatash në Tiranë

McAllister-Fleckenstein, kronika e një dështimi të paralajmëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In