• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Do bëjmë gjithçka për të ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve pa qeverinë teknike

by A R
06/03/2017 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se opozita nuk do lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë siç tha ai nga qeveria aktuale. Basha deklaroi se opozita do bëjë gjithçka për të bllokuar zgjedhjet nëse procesi nuk realizohet nga një qeveri teknike.

“Do të bllokohen zgjedhjet përmes të gjitha rrugëve. Ne nuk do të lejojmë që qeveria të mbajë zgjedhje fasadë.

Ne do të bëjmë gjkithçka që në 18 Qershor të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi basha gjatë një lidhjeje në studion e Top Story.

Ai u tregua i kujdesshëm se nuk bëhet fjalë për bojkot zgjedhjesh nga ana e opozitës. Basha tha se zgjedhjet e lira janë aspirata e çdo shqiptari.

“Nuk ka bojkot dhe nuk do të ketë  bojkot, sepse nuk do të ketë zgjedhje fasadë në këtë vend. Do të ketë zgjedhje të lira. Votime sa për të kaluar radhën, zgjedhje me krimin në pushtet, zgjedhje si ato të Dibrës, Korçës, Shqipëria nuk do të ketë më. Kjo është beteja, është aspirata e çdo shqiptari, zgjedhje të lira nga krimi, zgjedhje të lira nga droga.

E vetmja mënyrë për të patur zgjedhje, janë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo kërkon në radhë të parë një qeveri teknike. Shqipëria ka ardhur në një situatë të jashtëzakonshme, jo vetëm sepse qeveria është e kapur nga krimi”, deklaroi Basha.

Në lidhje me deklaratën e Bashës për ‘ata që thonë broçkulla’ në ditën e vizitës së Mogherinit, Basha tha se ai është keqkuptuar, duke shtuar se nuk e kishte fjalën për Mogherinin, por për kryeministrin Rama.

“Takimi me Mogherinin ishte i vlefshëm, pata rastin t’i tregoj pse kërkoi qeverinë teknike. Hapjen e negociatave nuk e vendos një person, por duhet të jenë të gjitha shtetet dakord. Të gjithë shqiptarët e dinë se BE ka vendosur kusht plotësimin e 5 kritereve. Ajo që Mogherini thotë është një shtytje dashamirësi për Reformën në drejtësi” u shpreh Basha.

 

Next Post
“Dua ta vras”, ditari i nxënëses 8-vjeçare nga Tepelena që dhunohej nga mësuesja

"Dua ta vras", ditari i nxënëses 8-vjeçare nga Tepelena që dhunohej nga mësuesja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In