• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ashpërson gjuhën: Nesër ta shkulim kancerin me rrënjë

by Java News
01/06/2019 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilëson banorët e Unazës së Re si shembullin e rezistencës. Lulzim Basha deklaroi se organizata kriminale e rilindjes është katandisur në kotecin palestër të së keqes, referuar vendit ku socialistët hapën fushatën pasditen e sotme te Parku Olimpik.

Ai tha se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestën e shtatë kombëtare para Kryeministrisë. Lulzim Basha tha se nesër do i japë paralajmërimin e fundit Edi Ramës.

‘Ju i kenë dhënë betejës qytetare dhe kombëtare frymëzimin. Nga rezistenca juaj dhe përballja me të keqen është shtrirë anë e mbanë Shqipërisë për çlirimin e Shqipërisë nga kjo bandë kriminale, hajdute e shtazarake. Kjo bandë që tash e një vit është kthyer në terrorin e fëmijëve shqiptarë, terrorin e fëmijëve të Unazës sepse ka vendsour para tyre xhepin e hajdutit më të madh në 3 dekada në Shqipëri, Edi Ramës. Unaza e Re ka qënë dhe është frymëzimi për betejën tonë, është modeli i forcës së qytetarëve të bashkuar kundër një tiranie të krimit, një bande në pushtet dhe pushtetarësh të bërë 1 me banditët. Qëndresa juaj i ka dhënë rezultatet në dy plane, plani i oligarkëve që të shkatërronin shtëpitë tuaja këtu e për të pastruar 30 mln euro u ndal, sepse e ndali fuqia e bashkuar e të rejave dhe vogëlueshëve të kësaj zonje. Por, përtej kësaj në një plan tjetër shumë më të madh kombëtar, qëndresa juaj në netët e errëta ndezi një dritë shprese për shqiptarët: Se kur lufton për bukën e fëmijëve, për pragun e shtëpisë, kundër një grupi krimnelësh, atëherë s’ka forcë që ju mposht! Kështu ja keni dalë të ndalni të keqen. Kurrë nuk u përkulët para së keqes e dhunës shtazarake. Vëllezër dhe motra nderim për ju, nderim për rezistencën tuaj që është mijëra fishuar në betejën kundër së keqes”,- tha Basha.

Sipas Bashës, prova e parë se e keqja nuk është ndalur është hapja e fushatës zgjedhore pak orë më parë nga socialistët.

“Ju e ndalët të keqen dhe sot një ditë para 2 qershorit do hyni në histori si një tjetër rekord bashkimi zemrash kundër tiranisë. Dua ta them fare qartë se ndlja e së keqes, sot nuk mjafton. I drejtohem gjithë shqiptarëve sot e t’ju jap këtë mesazh:Donin të vidhnin këtu 40 mln për km, 30 mln do i çonin në konto bankare, donin të hapnin kanterin e parave të pista duke zhvendosur Lanën, ju i keni ndalur por nuk mjafton. Kjo e keqe, kjo hajdutëri është një kancer, nuk mjafton për të shpëtuar pacientin, që është Shqipëria jonë e dashur. 2 km nga këtej në një palestër u mblodhën të pandehurit e Unazës së Re, për të shpallur projektin e tyre ogurzi të kapjes së gjithë pushtetit me kandidatë kriminelë dhe përdhunues, vrasës e injorantë . E keqja do të marshojë në gjithë Shqipërinë”, vijoi ai.

Ndërsa prova e dytë e së keqes, sipas Bashës që nuk ndalet “është 80 km në veri nga ku ndodhemi ne, është 10 fishuar njësoj si kanceri. 300 mln duan të vjedhin me rrugën Milot-Balldren. Paratë e xhepave tuaja. Që ta ndalim të keqen, njësoj si kancerin, duhet ta shkulim me rrënjë”,- tha ai, duke i ftuar në protestën e nesërme.

Next Post
Maqedoni e Veriut/Nesër vendoset për mandatin e Gruevskit

Gruevski i paraprinë vendimi të Presidentit, dorëhiqet nga posti i deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In