• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha apo Berisha hyjnë me logon e PD në zgjedhjet për 6 bashkitë? Bumçi: Regjistrohemi si kandidatë të pavarur

by Java News
18/01/2022 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta pritet që shumë shpejt të shpallë zgjedhje të pjesshme në 6 bashki.

Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News ka bërë me dije se deputetët e PD, mbështetës të Berishës do të futen si kandidatë ta pavarur, në zgjedhjet për kryetar bashkie.

Aldo Bumçi: Pa dyshim që do futemi në zgjedhje. Ne jemi PD. Shumica e anëtarëve të PD ka vendosur  me votë në Kuvend dhe në referendum se kush e drejton PD. Ka një përpjekje për të emëruar opozitën nga Rama. Kjo është shumë e rëndë.  Kemi ndërhyrjen e policisë së shtetit dhe mbrojtjen që iu dha Bashës për të mbrojtur selinë, që të duket se është opozita.

Përsa i përket përjashtimit të deputetëve të PD mbështetës së ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, Bumçi tha se dje u shkel ligji i Kuvendit të Shqipërisë pasi sipas tij nuk ka asnjë nen që dikush mund të marrë përjashtimin e deputetëve nga grupi parlamentar.

Aldo Bumçi: Në Kuvendin e Shqipërisë u shkel ligji i parlamentit shqiptar. Ai që prodhon ligje shkeli rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ka përjashtim deputetësh nga grupi parlamentar. Sekretari i përgjithshëm i PD nuk ka lidhje fare me grupin parlamentar. Grupi parlamentar bazohet në rregulloren e Kuvendit. Nuk ka asnjë nen që ti mund të përjashtosh deputetët nga grupi parlamentar. Kjo mënyrë është e paligjshme. Selia e PD do merret thjesht me vonesë. 

Teksa është ndalur sërish tek zgjedhjet, Bumçi tha se në Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje dhe Vorë, PD do të ketë përfaqësuesit e tyre për kryetar bashkia.

Aldo Bumçi: Ne nuk do e lëmë fushën e lirë. Demokratët dhe qytetarët shqiptarë në Shkodër, Durrës, Dibër, Rrogozhinë, Lushnje dhe Vorë do të kenë mundësi të shprehin revoltën e tyre kundër Edi Ramës. Janë një numër i madh njerëzish që nuk e durojnë dot Ramën Nuk do e pranojnë si Kryeministër dhe do e shprehin me votën e tyre duke votuar opozitën e vërtetë. Ne do i regjistrojmë kandidatët tanë si të pavarur. Qytetarët do të kenë përfaqësuesit e tyre. Do të hyjmë për t’i fituar këto bashki./m.j

Next Post
Xhaçka mban fjalën e parë në Këshillin e Sigurimit: 4 pikat që Shqipëria propozon për mbrojtjen dhe përfqësimin e grave

Xhaçka mban fjalën e parë në Këshillin e Sigurimit: 4 pikat që Shqipëria propozon për mbrojtjen dhe përfqësimin e grave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

April 1, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Veliaj mungon në seancë. Avokatët kërkojnë ndarjen e çështjes, “përplasen” me prokurorin Dado

April 1, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Turma imagjinare e PD

April 1, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

April 1, 2026
BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

April 1, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

April 1, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Bizneset i kanë borxh shtetit 2 miliardë euro, kryesojnë tatimfitimi dhe TVSH-ja

April 1, 2026
17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In