• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha apo Berisha është “pengu” i Ramës ?

by Artur Ajazi
06/01/2022 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Prej 5 muajsh, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës ka nisur beteja e selisë, dhe kauza e vetme me të cilën ata sulmojnë njëri-tjetrin  deri tani, është “ti i shërben Edi Ramës, ti je pengu i Ramës, ti je tubi i oksigjenit i Edi Ramës” etj.. Por duhet thënë, se që të dy “kryetarët” po tregohen të matur përsa i përket akuzave për dosjet korruptive apo penale. Që Saliu e ka  frikën e diçkaje të madhe, ajo dihet, por edhe Lulzimi duket se nuk ka guximin të flasë me emra, që ndoshta do ta kishin gozhduar liderin historik. Por ata kanë zgjedhur të “luftojnë” me akuzën qesharake “je pengu dhe shërbëtori Edi Ramës”.Por në të vërtetë, kush i “shërben” më tepër me veprimet e tij zotit Rama ?  Kjo mbetet të shohim gjithë ecurinë 8 vjeçare të kalesave politike, veprimeve dhe mosveprimeve, mbetet të dalin në publik urdhërat dhe “këshillimet” e atij, që edhe pse u tërhoq nga politika, ishte i pandashëm nga selia e partisë. Gjithsesi, “pengu dhe shërbëtori i Ramës”, është refreni i betejës Basha-Berisha, dhe kjo e pavërtetuar me fakte. Edi Rama, ka qenë dhe mbetet indiferent lidhur me debatet dhe betajat që po ngjasin në selinë e Partisë Demokratike. Ai mbetet njeriu i fundit, që interesohet për fatin e Berishës apo Bashës, aq më tepër të partisë tyre, por dhe njeriu i parë që u ka shtrirë atyre dorën e bashkëpunimit  të sinqertë institucional, pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Ndoshta kjo ftesë e hapur dhe e pakompleksuar, u trajtua dhe vazhdon të trajtohet si “aferë e Ramës për ta marrë peng Bashën”. Kjo logjikë i shkon për shtat vetëm një mëndje të sëmurë, që gjendet tek politikanët ballkanas. Ajo ç’ka kërkoi Edi Rama, ngjet në çdo vend demokratik europian, dhe nuk ka kurrë synim të “zhdukë opozitën”  as të marrë “peng” kryetarin e saj, por synon të rrisë bashkëpunimin institucional mes pozitës dhe opozitës, në realizimin e reformave dhe perfeksionimin e shtetit ligjor.Por Sali Berisha, mbetet i pandryshueshëm,dhe etaloni i njeriut që edhe të bardhën ka borxh ta nxijë, brënda një ore. Duke shkatërruar me dashje një parti politike, gjithkush i shërben një kauze të paragjykuar, e cila në rastin konkret, është kthyer në shkak absurd, që të shtunën e 8 Janarit, ai  ti japë “dorën e fundit  revolucionit paqësor”. Edi Rama,nuk ka patur,dhe nuk ka nevojë,të ketë “pengje dhe shërbëtorë” të zgërlaqur, kur është fjala për ujdira dinjitoze në politikë. Sali Berisha, e ka kapur fort  ftesën e tij postzgjedhore për Partinë  Demokratike, dhe e ka kthyer në akuzë ndaj pasardhësit të tij, që kërkon ta nxjerrë nga selia me turmën  në 8 Janar. Eshtë e rrallë dhe e habitshme, se si Berisha ka arritur që fjalorin dhe akuzat që përdor në çdo dalje të tij, i ka “injektuar” edhe tek drejtuesit e forumeve dhe të rinjtë që e mbështesin. Si mundet, që në 2022, të  rinj dhe të reja, djem dhe vajza, të dalin para kamerave dhe të imitojnë me pikë dhe presje, çdo citat të liderit historik, çdo gjetje folklorike të tij ndaj Lulzim Bashës, duke harruar se ata duhet të jenë e ardhmja ndryshe e asaj partie ?  Duke përdorur me zell të paparë fjalët “pengu, bunkeri, lulbrava, uzurpatori partisë”,dhe të tjera zhargone të liderit historik, edhe “rinia e ardhmja e partisë”, tanimë është duke ecur  besnikërisht në  udhën kuturru të “udhëheqësit”. Revolucioni i Berishës, mbetet shërbesa më e mirë, që ai po i bën  shkatërrimit të asaj partie,zhdukjes së opozitës,dhe mbrojtjes së tij nga ndëshkimi amerikan.Kjo natyrisht, rrëzon  gjithë togfjalëshin e përdorur deri sot  nga lideri historik në betejën e “foltores”, por vërteton diçka tjetër që do të ishte mirë që shqiptarët ta dinin, më mirë vonë se kurrë…..

Next Post
Covid fut në kaos Serinë A / Pezullohen katër ndeshje, ja cilat luhen sonte

Covid fut në kaos Serinë A / Pezullohen katër ndeshje, ja cilat luhen sonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In