• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha apel Metës me të riun e forumit të djathtë europian…”Merr përgjegjësitë, largo Ramën!”

by Java News
26/02/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javier H. Mira, kreu i forumit rinor demokrat në Europë ka qenë personazhi i cili ka kërkuar nga Ilir Meta që të marrë përgjegjësitë e tij dhe të braktisë Kryeministrin Rama, në mënyrë që qeveria të bjerë. Ky ka qenë mesazhi i ardhur nga çadra e protestës së PD-së, e cila kishte të ftuar Javier Mirën dhe kreun e forumit rinor të CDU-së së Merkel. Në ditën e 9 të protestës së opozitës dhe ndryshe nga herët e tjera, apeli ndaj Ilir Metës, vjen nga ana e një të huaji, mik i kryetarit Basha.

“Ne i kërkojmë Ramës që të lërë qeverinë dhe Metës të marri përgjegjësinë, Meta nëse je socialist i vërtetë, nxirre Ramën nga qeveria!

Keni detyrën t’i tregoni Eruopës që Shqipëria është një vend i pastër. Është një vend i ri, dhe sot jeni shumë të rinj, jeni guximi që ne europianëve na jepni kurajën që të ecim para. Kjo është e ardhmja, ne jemi miq të Shqipërisë dhe njerëze që duan demokracinë,” tha Mira.

Madje Basha mesazhet e kreut të forumit rinor të të djathtëve europianë, i ka quajtur si një mesazh të vetë Europës, përfshi dhe atë të kreut të forumit rinor të CDU-së… pavarësisht se prej disa ditësh, vetë Brukseli është shprehur qartë se opozita duhet të kthehet në parlament.

“I dëgjuat mesazhet mbështesë nga Europa? Që vjen nga e gjitha bota? Nuk do e lëshojmë këtë betejë deri në fitore. Kampionët e lirisë janë me ne. Faktet janë me ne. Shumica e shqiptarëve janë me, Zoti është me ne. Fitorja është e juaja, e shqiptarëve, e Shqipërisë.”, tha Basha.

Diskutimi me kreun e forumit rinor të CDU-së

Basha: Përpara se ta nisim këtë bashkëbisedim me kampionët tanë dua t;ju uroj mirëseardhjen dy kampionëve, që vijnë si mbështetje speciale për betejën tonë dhe për kauzën tonë, kryetari i forumit rinor të partisë kristiandemokrate të CDU-së së Angela Merkel.

Paul Ziemiak, kreu i forumit rinor të CDU: Përshëndetje Tirana, shqipëria. Protesta juajj është aq e zhurmshme saqë e kemi dëegjuar në Gjermani dhe ishte aq e madhe saqë vendosa që të vij këtu dhe tju mbështes. Erdha si një qytetar i botës së lirë dhe erdha si një vëlla i të gjithëve këtu që të luftojmë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë të rinj sonte këtu. Keni ardhur këtu sepse ju jeni të shqetësuar dhe të interesuar për të ardhmen e vendit. Dua tju them se në Gjermani dhe kudo në europë, ne e dëgjojmë zërin tuaj dhe duam tju mbështesim, sepse të gjithë njerëzit që duan të mbështesin korrupsionin, ne i themi atyre, ne do ju mposhtim. Ndërsa atyre që luftojmë për ligjin , ne i themi atyre që do t’i mbështesim. Arsyeja e dytë se përse kam ardhur është miku im Basha… ka ardhur koha juaj, është koha juaj që të merrni në dorë të ardhmen e vendit tuaj. Duhet të pyesni veten se cfarë lloj të ardhme doni të keni për vendim tuaj…

Basha: Dua të ndaj me ju, momentin e parë të bisedës kur erdhi në Tiranë. Paul u martua në dhjetor dhe është në pritje për tu bërë baba për herë të parë… dhe ndodhet këtu të dielën, ditën e tij të lirë në vend që ta kalonte me bashkëshorten, është këtu, ku pritet të lindë një fëmijë tjetër, republika e demokracisë dhe lirisë së vërtetë./java/a.k

Next Post
FOTOT/ Ja si duket sot “Mimoza Llastica”

FOTOT/ Ja si duket sot "Mimoza Llastica"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga 1 janari 2021: 22.5% rritja e çmimeve, 51.6% rritja e pagave, 24.7% rritja e pensioneve

July 16, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Beqaj: Kuvendi duhet të hetojë zbatimin e gabuar të konceptit të “funksionarit të lartë”

July 16, 2026
Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ: I kërkuam efektivë Policisë, na thanë “s’kemi personel”

Gjyqtari Kalaja u shpall “Dëshmor i Atdheut”, avokati i Shkambit kundër: S’po respektohet ligji

July 16, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Shqipëria dorëzon Ciklin e Tretë të Raportimit të Agjendës së Reformave pranë KE

July 16, 2026
Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

July 16, 2026
Rusia forcon praninë në Afrikë, por Wagner përballet me rezistencë dhe humbje

Rusia forcon praninë në Afrikë, por Wagner përballet me rezistencë dhe humbje

July 16, 2026
Censi për bujqësinë, ministri Salla: Sektori në një realitet të ri, ta njohim që ta zhvillojmë

Censi për bujqësinë, ministri Salla: Sektori në një realitet të ri, ta njohim që ta zhvillojmë

July 16, 2026
Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

July 16, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali dorëzon në PS “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”: E mbajta premtimin ndaj Ramës

July 16, 2026
“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

“Je paguar me lekët e vilës së Shehajt”, debate mes Bidos e Kaprit në Kuvend: Fisi votonte për Belerin…

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In