Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një shënimi në rrjete sociale, pas deklaratave që bëri kryeministri sot për të dhe programin ekonomik të PD.
Basha ndihet i “sulmuar” nga Kreu i Qeverisë, dhe sipas tij kjo bëhet vetëm sepse ai prezantoi planin përpara shqiptarëve.
Kreu demokrat shprehet i bindur se Rama nuk ka çfarë bën pas 8 vitesh dështim dhe se Shqipëria do të humbasë shumë nëse nuk largohet Rama. I bindur shprehet dhe për fitoren e thellë që do të marrë më 25 prill.
Postimi i plotë i Bashës:
Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetem sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para te gjithe jush.
Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!
Pse je bole kandari, prandaj e ke bërë vehten të tollovisin hallatet dynjaja.