• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: 80% e shqiptarëve duan ndryshim, ne do ta sjellim

by Ardit Rada
30/12/2020 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi me disa të rinj pohoi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por se pasuria është përqendruar tek duart e oligarkëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i opozitës theksoi se mbi 2 miliardë euro janë të dedikuara për koncesione e PPP që i kanë marrë këta oligarkë, ndërsa shtoi se 7 miliardë euro janë abuzimet e kësaj qeverie të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

MESAZHI I BASHËS
Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm: të rinjtë e saj. Po fatkeqësisht dështimi 7 vjeçar i kësaj qeverie, përqendrimi i pasurive dhe parave të këtij vendi në duart e 10 njerëzve e ka dekurajuar rininë dhe pamundësuar gjetjen e një pune nga ana e tyre, duke i detyruar të kërkojnë opsione për t’u larguar nga vendi. Gjatë bashkëbisedimit, disa prej tyre më thanë se sot nuk ka rëndësi se çfarë përgatitjeje ke, duhet të paguash, të kesh miq të pushtetshëm apo të shndërrohesh në shërbëtor të partisë në pushtet për t’u punësuar.
Hendeku mes një grushti që kontrollon pasuritë e shqiptarëve dhe shumicës dërrmuese është thelluar gjate 7 viteve të Edi Ramës.
Në 7 vite ai ka dështuar të thithë investime të huaja që hapin vende pune. Vendimet e tij kanë favorizuar gjithmonë 4-5 oligarkë. Mbi 2 miliardë Euro janë të dedikuara për koncesione e PPP që i kanë marrë këta oligarkë.

7 miliardë Euro janë abuzimet e kësaj qeverie të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Nëse këto para do të kishin shkuar për të nxitur zhvillimin ekonomik, për të subvencionuar fermerët, për të ulur taksat dhe mbështetur sipërmarrjen, për të stimuluar sipërmarrjen e të rinjve, për të ulur tarifat e shkollës, sot nuk do të kishim mijëra familje shqiptare që jetojnë nën 1.5 dollarë në ditë, e do të kishim shumë mundësi punësimi për të rinjtë.
Mjaft më! Është koha për ndryshim! Partia Demokratike është e vetmja forcë që mund ta sjellë ndryshimin me programin e saj që ka në qendër njerëzit dhe ekonominë e tyre. Ndryshimi më 25 prill është domosdoshmëri kombëtare.

Ndryshim, jo thjesht si ndërrimi i partive në pushtet, por një transformim i mënyrës së qeverisjes.
Në platformën tonë ekonomike ne parashikojmë anullimin e koncensioneve dhe PPP-ve korruptive, një politike të re fiskale, taksë e sheshtë 9%, ulja e çmimit të naftës dhe energjisë elektrike. Ne do ta bëjmë Shqipërinë një vend të dëshiruar për investitorët e huaj.
Ne do ta nxjerrim arsimin nga ngërçi i primitivizmit ku e ka lënë qeveria e Edi Ramës duke anulluar ligjin e tij për arsimin e lartë. Askush nuk do të mbetet pa studiuar për shkak të varfërisë. Ne do të subvencionojmë 100% të tarifës së studimeve për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj dhe 50% të tarifës për ata me të ardhura mbi 640 mijë lekë.
Do të ofrojmë 10 mijë praktika pune të paguara me 300 mijë lekë në muaj çdo vit.
Me 25 prill, zgjedhja është e qartë: do të vazhdojmë në këtë rrugë të premtimeve të pambajtura, të dështimeve të njëpasnjëshme, të rrënimit ekonomik, të kostos së papërballueshme të jetës, të taksave të larta, apo do të ndryshojmë!
80% e shqiptarëve duan ndryshim dhe ne do ta sjellim ndryshimin, me të rinjtë shqiptarë, duke shfrytëzuar potencialin e jashtëzakonshem të vendit e shndërruar atë në të mira materiale për qytetarët tanë. Ne do t’i krijojmë mundësi për punë dhe jetë më të mirë, çdo të riu dhe të reje dhe çdo qytetari të vendit tonë./a.p

Next Post
Bëri vaksinën kundër Covid, ndërron jetë një qytetar në Zvicër

Bëri vaksinën kundër Covid, ndërron jetë një qytetar në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In