Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot një çift të sapomartuar, Mikel Kungulli dhe Xhesika Rusi, të cilët jetojnë me qira dje iu shpjegoi atyre dhe të gjithë familjeve të reja shqiptare efektet e Programit Ekonomik të PD, “Shqipëria Fiton”.
Lulzim Basha: Kemi shpalosur një pjesë të programit tonë ekonomik dhe pjesё kryesore ose mё mirё tё themi nё qendër tё programit tonë ekonomik ёshtё familja, familja shqiptare e nё veçanti rinia dhe familjet e reja, çiftet e reja si ju. Sepse u bёnё 8 vite qё pёr rininё nuk kujdesen askush.
Mikel Kungulli: Zero!
Lulzim Basha: Dhe tё pyesёsh prindёrit tuaj, ju vetё shokёt tuaj, miqtё tuaj, plaga kryesore qё ka sot vendi është qё rinia po largohet. Katastrofё kombёtare. Po na largohen tё rinjtё, me mijëra të rinj për javë marrin rrugёn pёr në perёndim. Natyrisht kjo ёshtё shumё e keqe pёr shoqërinë pёr familjet…
Mikel Kungulli: Shumë, shumë.
Lulzim Basha: Për ekonominë, dhe po se ndalёm këtë plagë vendi shkon drejt një gremine totale. Na duhet jo tё bёjmё fjalё por punë për këtë, ndaj dhe programi nuk parashikon premtime, por angazhimet tё cilat kanё nё fokus familjet, çiftet e reja dhe rininё. Cilёt janё problemet tuaja kryesore. Problemi i parё ёshtё punёsimi. E dyta është mundësia për të blerë një shtëpi. E treta është për të pasur mbështetje për fëmijët për të planifikuar familje sepse çdo fëmijë vjen me një kosto shtesë për familjen, duhet të ketë një mbështetje të vazhdueshme.
Basha tregoi me detaje efektet pozitive që do të sjellë për familjet e reja programi ekonomik, ku në fokus do të jetë strehimi, punësimi dhe fëmijët.
Lulzim Basha: Me planin tonë ekonomik ne i gjendemi pranë të rinjve dhe në veçanti familjeve të reja, çifteve të reja si ju, nga fillimi e deri në vazhdimësi. Si i gjendemi pranë? E para, për çdo fëmijë të porsalindur do të jepet çdo muaj një përkrahje prej 30 mijë lekë të vjetra. Nuk është ndonjë shumë mrekulli por është një shumë e mjaftueshme për të përballuar kostot shtesë që sjell një fëmijë i porsalindur deri në moshën 5 vjeç, muaj për muaj 30 mijë lekë të vjetra për çdo fëmijë të porsalindur. Nga njëra anë kjo ju mbështet ju si çifte të reja me koston shtesë që sjell një fëmijë i ri që sillni në jetë dhe nga ana tjetër ndihmon për të luftuar plakjen, sepse popullsia shqiptare po plaket si rezultat i emigracionit dhe si rezultat i rënies së madhe të lindjeve. Sepse në qoftë se një çift i ri nuk i ka mundësitë ekonomike, kuptohet qe mendohet 10 here para se të mendojë të fillojë të nisë familjen, të bëjë planifikimin familjar. 30 mijë lekë të vjetra, pra 3 mijë lekë të reja në muaj për çdo fëmijë të porsalindur deri në moshën 5-vjeçare. Pastaj me fillimin e shkollës, plani ynë parashikon së pari tekste falas. Pra ju heq një pjesë të madhe të kostos së fëmijëve.
Së dyti, parashikojmë që të nisim dhe pastaj ta shtrijmë në të gjithë vendin një sistem ku edhe pasi mbaron orari shkollor fëmijët të kenë mundësi sipas mundësive dhe dëshirës së prindërve, të kenë mundësi të qëndrojnë dhe pas orëve të shkollës për të bërë detyra, për të bërë aktivitete jashtë shkollore dhe të mbështetën po kështu me një drekë nga shteti. Dhe së treti kur është faza e futjes në universitet apo në studime profesionale, parashikojmë për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, mos të paguajnë tarifat e universiteteve, këto tarifa të paguhen nga buxheti i shtetit. Dhe për familjet në nevojë ekonomike të kenë edhe mbështetje ekonomike për të ndjekur studimet për t’u përgatitur për tu futur në jetë. Pra, dora e shtetit të ndihet që nga momenti që lind fëmija e derisa bëhet gati për t’u futur në jetë, pra të mbarojë universitetin apo shkollën profesionale apo një shkollë tjetër dhe të gjejë një vend pune. Ky është një aspekt që unë mendoj do të ndihmojë shumë familjet e reja shqiptare.
Mikel Kungulli: Të gjithë.
Lulzim Basha: Çiftet e reja, dhe fëmijët dhe rininë shqiptare. Tek strehimi unë e di që shumica dërmuese e çifteve nuk kanë mundësi as ta mendojnë, ta çojnë nëpër mend që të blejnë një shtëpi. Nuk e di nëse ju po mendoni të blini një shtëpi?
Mikel Kungulli: As diskutohet. Fare, as…
Xhesika Rusi: Normal që jo.
Lulzim Basha: Absolutisht!
Mikel Kungulli: S’është çuar ndër mend se çfarë do të bësh me 350 mijë lekë rrogë, të paguash qiranë, të paguash dritat, te hash bukë.
Lulzim Basha: Ça mbetet thua?
Xhesika Rusi: Ça mbetet!
Lulzim Basha: Çfarë mbetet, si mund ta arrijmë këtë? Sigurisht nuk mund ta arrijmë për të gjithë çiftet menjëherë, por planifikojmë që vit për vit 5 mijë çifte të reja të përfitojnë nga shteti subvencionim 100% të interesave të kredisë bankare. Çfarë do me thënë kjo? Do blesh një apartament apo një banesë, do të shkosh të marrësh kredi në bankë, shteti për 5 mijë çifte të reja apo 5 mijë familje të reja do të paguajë 100% të interesave bankare. Pra, kjo do të mundësojë që shumë familje shumë çifte të reja si ju, të kenë mundësinë ta marrin kredinë me këtë mbështetje nga shteti, me këtë mbështetje nga buxheti i shtetit, me ketë mbështetje nga qeveria. Sot këtë mbështetje e gëzojnë drejtorët e administratës. Ndërsa nesër pas 25 prillit këtë mbështetje do ta kenë 5000 çifte në vit.
Qëllimi është që brenda 4-vjeçarit të parë të qeverisë që do të dalë nga 25 prilli, 20 000 mijë familje dhe çifte të reja të kenë përfituar nga kjo skemë dhe të kenë një banesë të tyren të blerë sigurisht me kredi, por kur interesat e kredisë paguhen 100% nga shteti. Familja është në qendër të vëmendjes tonë. Në qoftë se ne nuk ia dalim të mbështesim familjen shqiptare, në qoftë se Shqipëria nuk arrin dot, shteti shqiptar nuk arrin dot të mbështesë familjen shqiptare asnjë masë tjetër nuk ka për të funksionuar, se ju jeni qeliza e shoqërisë.
Nga ju varet mosplakja, lindja e fëmijëve, rritja dhe edukimi i tyre i duhur dhe nga mundësitë që ju jepen ju, varet edhe mirëqenia e të gjithë shoqërisë, prandaj investimi tek familja shqiptare është objektiv kryesor i planit që ne kemi shpalosur. Sigurisht do doja që të kishim mundësin të bënim edhe më shumë se kaq. Do doja t’ju thoja se do t’i falnim apartamentet çifteve të reja apo që pagesa për fëmijë do të ishte shumë më e lartë por plani që të zbatohet duhet të jetë realistë dhe me këto që ju thashë me këto masa qeveria e ardhshme që del pas 25 Prillit i ka të gjitha mundësitë që t’ju vijë ndihmë.*