• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: 25 qershori nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, mazhoranca është fiktive

by Java News
08/07/2017 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha, ne gare per nje mandat te dyte ne krye te PD-se, ka bashkëbiseduar nga afer me demokratë të Patosit, Roskovecit, Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjes. Gjate fjales se mbajtur Basha ka folur mbi zgjedhjet, rezultatin, çfarë nuk shkoi si duhet dhe rrugët për ringritjen e arritjen e demokratëve në fitore.

Sipas Bashes 25 qershori nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por është një deformim, i prodhuar nga blerja e votës me paratë e drogës dhe korrupsionit, nga presioni i administratës dhe përfshirja e banditëve në zgjedhje. Ai premtoi per gjithe demokratet ndertimin e nje raport të ri, me anëtarin e partisë dhe me qytetarët.

“25 Qershori ishte vdekja klinike e demokracisë. Nuk ishte një proces zgjedhor por ishte me të vërtetë një proces i manipuluar nga A-ja te ZH-ja. Nisja e fushatës elektorale për formacionin tonë politik, në fakt ishte fundi i fushatës elektorale për kundërshtarët tanë. Një javë para se demokratët të ishin në terren në një fushatë qytetare, demokratike, europiane, duke shpalosur platformë, një plan për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, alternativë për të gjithë kategoritë e njerëzve që vuajnë këtë krizë ekonomike; kundërshtari kishte mbyllur punën. Jo me plan, as me platformë, as me alternativë, por ashtu siç di të mbyllë punë; Me pagesa të majme duke nisur nga votuesit e vet, ata që nuk i ka sistemuar dot me favore e me punë në administratë, duke vazhduar me mbledhjen e kartave të identitetit tek ata që dyshohen si mbështetës të opozitës, me përdorimin në masë të administratës së shtetit dhe favoreve, me përdorimin e parave të derdhura lumë nga trafiku i drogës, me kërcënime jo vetëm të votuesve demokratë por edhe të familjarëve të tyre, më të gjitha format dhe mënyrat për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve”, tha Basha.

“Por njësoj si në vitin 1991 është detyra jonë që në radhë të parë të bashkohemi brenda shtëpisë tonë, të bashkohemi rreth moralit tonë të konfirmuar në këto zgjedhje, me vullnetin e çdo shqiptari që do një shoqëri të lirë e jo të robëruar, me mundësi për të gjithë dhe jo për një grusht njerëzish. Do kërkoj përveç bashkimit, një raport të ri dhe të ndërtuar me kujdes në radhë të parë mes drejtuesve dhe anëtarëve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishmja midis vetë Partisë Demokratike dhe qytetarëve. Leksioni që vjen nga ato zona që ne kemi fituar, siç është Kavaja, tregon se bashkimi i të gjithë faktorëve, përdorimi i të gjithë forcës dhe vendosmërisë për tu përballur me bandat dhe me lekët e pushtetit, pati sukses, vetëm atëherë kur nuk mbeti brenda dhe vetëm brenda familjes tonë por kur u shtri në çdo shtëpi e çdo votuesi”, pohoi Basha.

Lulzim Basha tha se anketa që po bën sot Edi Rama, tregon edhe një herë, se ai nuk kishte një program apo një alternativë qeverisëse, në zgjedhje, por vetëm skemë për kapjen e votës.

“Edi Rama ka hapur sondazh se çfarë duan shqiptarët nga qeverisja e tij. Hipokrizia e kësaj është përtej çdo përfytyrimi. Është e qartë për çdo shqiptar se Edi Rama nuk ka as program, as plan për të qeverisur Shqipërinë. Është e qartë se kjo maxhorancë është fiktive  dhe nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve por përfaqëson shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që u faktua në këto zgjedhje si varrmihësi i demokracisë tonë të brishtë”.

Next Post
United tashti kërkon me ngulm James

United tashti kërkon me ngulm James

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Fier, banorët dalin në rrugë! Lëkundjet ndihen deri në Vlorë

Vazhdojnë lëkundet sizmike në vend, tërmet në Devoll

February 5, 2026
Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In