Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbajti takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Këtë herë takimi u mbajt në selinë e LSI-së dhe zgjati gati 1 orë. Në një deklarate para mediave, Basha u shpreh se aksioni i opozites do te vazhdoje serish, ndersa neser ne oren 11:00, PD, LSI dhe aleatet do te shpalosin detyrat e qeverise tranzitore, ndersa ne oren 18:00 do te bllokohen serish akset rrugore ne pikat kryesore.
“Jemi në një krizë të thellë, dhe shkaku është qeveria e lidhur me krimin. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet, nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni për bllokimin e akseve kryesore, paradite në orën 11:00 do të shpalosim së bashku me aleatët detyrat e qeverisë tranzitore për zgjedhje të lira”, u shpreh Basha.
I pyetur për një tryezë të mundshme me Ramën si kryetar i PS-së, Basha u shpreh:
“Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe të koalicionit tonë politik, koalicionit më të madh, mazhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për ti hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore detyrat e të cilës do ti shpalosim nesër në 11”.
Takimet janë në kuadër të vijimit të aksionit të opozitës e cila pas dorëzimit të mandateve vijon protestat në rrugë dhe mosbindjen civile e vendosur për të mos hequr dorë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do cojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
g.kosovari












Per karriket e ketyre dy krimineleve dobte digjet dhe fo te vritet populli i varfer.Moj Monike vrastare.Je nene.Ishalla tu vrafshin femijet e tu dhe jo bijte e popullit te varfer.Thirri arsyes sa s,eshte vone,moj gangstere se do te te pije ty e zeza.Kush i ben varrin tjetrit hyn vete ne te.Gjakpirese.Funderine.