• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Baroni” i kokainës në Kolumbi, Agim Çerma jetonte me qira dhe nuk përdorte celular

by A R
26/07/2021 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë më parë në Kolumbi u arrestua shqiptari Agim Çerma, i cili drejtonte një kartel që trafikonte kokainë në Europë. Mediat vendase, konkretisht gazeta “EL HERALDO”, ka zbardhur detaje të reja se si shqiptari i njohur dhe me emrin “Xhimi”, u fshihej autoriteteve dhe teknikat që ai përdorte për të mos lënë gjurmë.

Kjo gazetë raporton se Agim Çerma jetonte në qytetin Barranquilla. Aty kishte mbërritur në vitin 2014 së bashku me gruan dhe djalin e bashkëshortes. Në këtë qytet ai kishte marrë një shtëpi me qira. Nuk kishte celular dhe as makinë, por përdorte transportin publik dhe udhëtonte me linjat ajrore.

Dhe sipas autoriteteve kolumbiane, për 7 vjet Agim Çerma kishte zgjedhur këtë mënyrë jetese për të mos u zbuluar se kush ishte ai në të vërtetë.

Shqiptari ishte lideri i grupit kriminal me 5 anëtarë të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine. Xhimi kishte trafikuar në Europë sasi të mëdha droge. Ai kishte lidhje me kartelin  kolumbian ‘Clan del Golfo’ në këtë aktivitetet kriminal. Kokainën e trafikonte përmes fluturimeve me avionë charter, dhe për këtë, ka paguar shuma të mëdha ryshfeti tek zyrtarë të caktuar në Kolumbi, me qëllim shmangien e kontrolleve.

Hetuesit kanë thënë se Agim Çerma përdorte aeroportin ndërkombëtar “Alfonso Bonilla Aragon” në komunën Palmira për të kryer fluturimet charter të ngarkesave me kokainë. 4 anëtarët e tjerë të grupit që ai drejtonte, u bënë njerëzit e besuar të shqiptarit dhe kishin secili detyra specifike. DEA amerikane kishte mundur të zbulonte këtë grup kriminal të drejtuar nga Agim Çerma, linjat e trafikut dhe metodologjinë si funksiononte.

Shqiptari u arrestua në qytetin Monteria gjatë aksionit nga DEA amerikane dhe autoritetet kolumbiane. Në atë moment ai ishte duke udhëtuar në rrugë tokësore nga Barranquilla drejt Uraba, ku dyshohet se do të takonte anëtarë të kartelit ‘Clan del Golfo’ në lidhje me një ngarkesë kokaine për ta trafikuar përmes skafeve nga deti. Informatorët e policisë treguan se droga do të nisej nga fshatrat Zapata dhe Uveros.

“Ai fjeti në një hotel modest në Monteria dhe do të udhëtonte me transport publik në Apartado. Në mëngjes u kap nga agjentët në terminalin e transportit të qytetit Monteria”, tha një burim për gazetën “El Heraldo”.

Agim Çerma, që njihet dhe me pseudonimin Xhimi, u arrestua në Kolumbi me qëllim ekstradimin për llogari të autoriteteve amerikane. Ai është person i dënuar edhe në Shqipëri për një vrasje, si dhe ka precedent penal në Holandë për trafik droge.

Gjatë operacionit për kapjen e tij dhe të 4 anëtarëve të tjerë të bandës, DEA sekuestroi 300 kg kokainë dhe 524 mijë Dollarë cash.

/a.r

Next Post
EMRI/ SHÇBA arreston efektivin e policisë në Laç, dhunonte gruan dhe djalin

Kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë, policia arreston 32-vjeçarin me dy emra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

September 8, 2026
Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës

Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës

September 8, 2026
FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

September 8, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Do sulmonte rrjetet elektrike, arrestohet 48-vjeçari në Gjermani mes tensioneve me Rusinë

September 8, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Në kokat e turbullta s’ka vend për humanizmin

September 8, 2026
Rebelët Huthi sulmojnë Arabinë Saudite, dronët e raketat shkaktojnë 73 të plagosur

Rebelët Huthi sulmojnë Arabinë Saudite, dronët e raketat shkaktojnë 73 të plagosur

September 8, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

September 8, 2026
Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

Riaktivizohet zjarri në Lezhë, mbi 5 vatra aktive

September 8, 2026
Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro

Kuvendi miraton dekretin, Klodjana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë me 79 vota pro

September 8, 2026
“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

“Prania Besnike”, Balla: Partia nuk bën shtet, deputeti s’bën favore

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com