• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BAROMETRI / Treçereku i shqiptarëve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet kryesore të Policisë

by A R
01/12/2023 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barometri i opinionit për punën e Policisë së Shtetit – 1 dhjetor 2023

Gjatë periudhës 2018-2020, Instituti AGENDA zhvilloi barometrin e opinionit për punën e Policisë së Shtetit, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA). Barometri ka rifilluar përsëri nga Insituti Agenda me sondazhe periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Gjetjet dhe metodologjia e këtij sondazhi vijojnë më poshtë. 

GJETJET E SONDAZHIT

  • Rreth 75.1% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete – 58.7% pozitiv dhe 16.4% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 1). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.54 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.
  • Rreth 51.7% e të anketuarve anojnë nga besimi se do të ketë sukses iniciativa për pastrimin e policisë nga efektivët e inkriminuar – 39.8% po dhe 11.9% anojnë nga po (shihni Tabelën 2). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.06 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja.
  • Rreth 69.7% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 55.9% pozitiv dhe 13.8% anojnë pozitiv (shihni Tabelën 3). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.43 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 2.8 pikë përqindje (shihni Grafikun 3/a).
  • Rreth 75.2% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni Tabelën 4). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.54 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.2 pikë përqindje (shihni Grafikun 4/a).
  • Rreth 77.6% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 5). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.6 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 2.4 pikë përqindje (shihni Grafikun 5/a).
  • Rreth 67.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë (shihni Tabelën 6). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.38 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1 pikë përqindje (shihni Grafikun 6/a).
  • Rreth 80.3% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni Tabelën 7). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.65 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.1 pikë përqindje (shihni Grafikun 7/a).
  • Rreth 70.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor (shihni Tabelën 8). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.44 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rënie e animit pozitiv me 4.8 pikë përqindje (shihni Grafikun 8/a).

SHËNIME METODOLOGJIKE

  • Pyetësori tip i hartuar në bashkëpunimin e mëparshëm me SCPA u përdor edhe për këtë sondazh të serisë së re të Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit.
  • U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.
  • U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.
  • Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish.
  • Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.1%.
  • Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

Next Post
Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen dosjet e 4 vrasjeve kriminale në Durrës

Zgjedhja e prokurorëve të rinj në SPAK, kandidatët që do të intervistohen nga KLP dhe OPDAT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In