• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barnat, Manastirliu thërret në takim përfaqësuesit farmaceutikë

by Java News
28/05/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë, 28 Maj – “Do të rishikojmë rregulloret për ruajtjen dhe cilësinë e barnave si dhe për tregtimin e barnave në Republikën e Shqipërisë, bazuar mbi dy parime që për ne janë të pacënueshme, siguria dhe cilësia e barnave”.

Për këto dhe të tjera çështje që lidhen thjeshtimin e procedurave dhe eleminimin e burokracive në sektorin farmaceutik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu thirri në takimin e parë konsultativ përfaqësuesit e subjekteve farmaceutike në vend.

“Në kuadër të transparencës, të gjithë hapat që do të ndërmerren sot e në vijim do të jenë të konsultuara me grupet e interesit. Siguria dhe cilësia e barnave nuk janë çështje gojëdhënash por çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku. Ndaj ne po rishikojmë të gjithë kuadrin ligjor, për ta përmirësuar akoma më shumë dhe për të rishikuar të gjithë strukturën e qarkullimit të barnave në Republikën e Shqipërisë”, tha Manastirliu.

Për herë të parë është hartuar rregullorja e “Praktikave të mira të ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave”, hartuar në përputhje me standartet e Bashkimit Europian dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo praktikë e re, e cila krijon një standart të ri për ruajtjen e barnave, ju shpërnda përfaqësuesve farmaceutikë, importues dhe distributor, të të dhënën komentet dhe sugjerimet e tyre, para se ajo të miratohet.

Drtejtues të Shoqatës së Përfaqësuesve Farmaceutikë vlerësuan draft-rregulloren për “Praktikat e mira të ruajtjes së barnave”, duke e konsideruar si risi për vendin tonë.

Nga ana tjetër, Ministrja Manastirliu siguroi përfaqësuesit farmaceutikë në këtë takim të parë konsultativ se po punohet edhe për procesin e deregulimit.

“Po rishikojmë procedurat në sektorin farmaceutik me synim thjeshtimin e tyre, aplikimin online, në mënyrë që të ketë sa më pak burokraci dhe të eleminojme çdo praktikë abuzive”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore që punojnë në fushën e barnave dhe farmaceutikës, u vlerësua se takime të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen, me synim transparencën në vendimmarrje për të gjitha çështjet që lidhen me sigurinë, cilësinë, ruajtjen dhe qarkullimin e barnave në Republikën e Shqipërisë.

a.ç

Next Post
Kriza italiane dhe mungesa e shtetit shqiptar

Kriza italiane dhe mungesa e shtetit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In