• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Barnat janë të certifikuara, opozita po spekulon për cilësinë e tyre”

by A R
13/05/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kështu deklaron Agjencia Kombëtare e Barnave, e cila përmes një deklarate për shtyp shprehet se garanton qytetarët për efikasitetin e barnave në Listën e Rimbursimit.

“Në përgjigje të spekulimeve të bëra ditët e fundit, mbi cilësinë e barnave për pacientët me Talasemi, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore garanton qytetarët se të gjitha barnat e Listës së Rimbursimit janë efikase dhe të çertifikuara. Sot, barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë janë barna të regjistruara dhe qarkullojnë në vendet e origjinës që janë në BE, SHBA, Kanada, Japoni, Australi, Turqi dhe Ballkan” – shkruan Agjencia.

Sipas institcionit në fjalë, bari “Enferox”, “Deferasirox”, është i autorizuar për tregtim në vendin e origjinës.

“Ky bar është gjeneriku i barit origjinator “Exjade”, të cilit tashmë i ka skaduar patenta, bar i prodhuar nga kompania farmaceutike Novartis Pharma” – thotë AKBPM.

Pjesë na deklarata:

Bazuar në rekomandimet  e OBSH ku theksohet që duhet të nxitet përdorimi i barnave gjenerike në momentin që barit origjinator i ka skaduar patenta, për një kosto-efektivitet më të mirë në trajtimin e sëmundjeve, barnat gjenerike autorizohen dhe përshkruhen jo vetëm në RSH, por kudo në botë për trajtimin e sëmundjeve. Të gjitha barnat dhe jo vetëm “Enferox” kanë kaluar filtrin e kontrollit të cilësisë pranë AKBPM- së dhe kanë marrë opinionin pozitiv të Komisionit të Përhershëm të Barnave.

Bari “Exjade“, i prodhuar nga Novartis vazhdon të jetë pjesë e Listës së Barnave të Rimbursueshme, pra në asnjë rast nuk është hequr, por janë shtuar alternativa të tij, proces ky që ka ndodhur ndër vite në LBR, me daljen e patentave të barnave origjinatore dhe përfshirjen e gjenerikëve të tyre.

Ne mbetemi të angazhuar për të qenë sa më afër këtyre pacientëve, për të ofruar një shërbim sa më të mirë dhe të garantuar, por duke i kërkuar cilitdo, që të mos bëjë politikë me jetën dhe shëndetin e pacientëve talasemikë dhe të mos spekulojë me cilësinë e barnave që janë të çertifikuara, për interesa politike ose të llojeve të tjera. /b.d

Next Post
Manastirliu në Dibër: Këtë vit rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore

Manastirliu në Dibër: Këtë vit rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com