• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barka, letër publike Presidentit Meta për minoritetin

by Java News
04/12/2018 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori gjirokastrit me origjinë greke Panajot Barka i është drejtuar me një Letër Publike Presidentit të vendit, Ilir Meta. Në këtë letër, ai ngre shqetësimin e ngritjes së faktorit ekstremist në të dy vendet. “Dhe nuk do të që nevoja t’ju drejtohesha Juve Zoti President, apo dhe homologut Tuaj grek, nëse do ta evidentoja problemin vetëm tek faktori ekstremist nga të dy anët”.

Por, shqetësimi më i madh i tij, referohet për trajtimin e Minoritetit. Në këtë mënyrë, ai ka bërë dhe një pasqyrë të këtij realiteti. “Kohët e fundit, është fakt se MEG është kthyer në objekt presioni të drejtpërdrejtë i antihelenizmit në rritje në Shqipëri, shfaqur si nacionalizëm, në funksion të idesë së kombit të paafirmuar plotësisht për shkak të interesave të huaja. Me ngarkesa me negative dhe në funksion të kësaj ideje është ofensiva në plan medjatik, bibliografik dhe politik për të riparë politikisht historinë e aferme midis dy vendeve dhe për të rivlerësuar historinë e largët midis dy popujve. Kërkesa për rivlerësim të historisë së largët, jo vetëm merr si të vërteta të paverifikueshme konkluzionet romantike të shek. XIX të kultivuesve të ndërgjegjes kombëtare shqiptare, të servirura me së shumti bujarisht nga dijetarë dhe ideologë grek të kohës si mjet bashkimi me shqiptarët kundër pushtimit otoman, por shndërrohen tanimë në teza përvetësuese të kulturës greke që nga lashtësia dhe përdoren si ushqim për nacionalizmin antihelen në Shqipëri”.

Pastaj apeli i tij ka shkuar duke evokuar pasqyrimet e realitetit, duke përfunduar se:

”Kur lexohet veçmas dhe nuk kihet parasysh perspektiva evropiane, përvoja e popujve të përparuar, kur nuk ka vullnet për të prodhuar vlera të reja, për bashkëjetesa dhe përparim, ajo ndërlikohet dhe komplikohet dhe të mban me kokë të kthyer pas, të mban peng të së kaluarës së panevojshme dhe penguese për të ardhmen”.

Në fund drejtimi logjik ka shkuar direkt tek Presidenti Meta: “Ndaj besoj se është në dorën e gjithsecilit që mendon dhe aspiron vërtet vlerat e Perëndimit, të kontribuojë për mosprecipitimin e situatës, por për shëndoshjen e saj”.

 

Next Post
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, plagosen dy të rinjtë

Makina merr përpara këmbësorët, ndërrojnë jetë burrë e grua në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In