• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë”

by Namir Lapardhaja
02/10/2024 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Paradoksi i kërkimit të ndihmës nga Ambasadat!

Ka një qasje paradoksale në një pjesë të mbështetësve të Berishës dhe të njerëzve në media pranë tij në raport me përfaqësuesit e ambasadave në vendin tonë.

Nga një anë, i sulmojnë ata me artileri të rëndë, duke përdorur të gjithë fjalorin negativist, shantazhues dhe linçues, duke i akuzuar rëndë dhe duke shpifur e shpikur intriga të neveritshme, ndërsa, nga ana tjetër, i kërkojnë atyre se pse nuk flasin kundër qeverisë ose pse nuk shqetësohen për problemet e opozitës.

Ky nuk është paradoksi i vetëm i kësaj pjese, mirëpo, përpara se të kërkojnë llogari, duhet të jenë më të sinqertë, më të qartë dhe më të besueshëm në atë që ata mendojnë dhe besojnë për përfaqësitë ndërkombëtare në vendin tonë.

Nëse i akuzojnë ndërkombëtarët si të lidhur me SOROS-in, t’i qëndorjnë deri në fund akuzave të tyre. Jo, edhe t’i akuzojnë, edhe t’i kërkojnë ndihmë.

Nëse i akuzojnë si të korruptuar nga pushteti, çfarë kuptimi ka t’i kërkojnë llogari se pse nuk flasin për koorupsionin e pushtetit.

Nëse i akuzojnë se ndërhyjnë në sovranitetin e vendit tonë, atëherë si sovranistë që janë të shkëpusin marrëdhëniet dhe të mos kenë asnjë pritshmëri nga perëndimi, sepse dihet se sovranisti më i madh i këtij vendi, e shndërroi Shqipërinë në shkëmb graniti që mbështetet vetëm në forcat e veta.

Ky ligjërim i kësaj pjese të opozitës dhe opinionistëve, është jo vetëm paranojak, por ka edhe një artific paradoksal që nuk shkon, nuk ngjit dhe nuk është i besueshëm në njerëz.

Duhet ta ndajnë një herë me veten e tyre, pastaj të qartësojnë raportin me ndërkombëtarët. I duhen apo nuk i duhen këtij vendi.

Nëse i duhen, t’i dëgjojnë thirrjet e tyre, nëse nuk u duhen, t’i shpallin luftë të hapur dhe ndofta kështu kanë rezultate më të efektshme në popull.

Gjithsesi, deri më sot janë tek ngrënia e barit. Për sa kohë që do vijojnë kështu, bari do jetë edhe bukë edhe gjellë.

Next Post
Pse lufton Amerika me Rusinë?!

Vetëvrasja e Iranit

Comments 1

  1. ccc says:
    1 year ago

    Titulli gjetje KRYEVEPER, i thote te gjitha! Bravo!

    Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In