• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bare ironizon Bashën: E kuptuam që ishte në SHBA kur doli te Zëri i Amerikës

by A R
27/03/2017 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist, Besnik Bare, thotë se çadra e protestës së opozitës është fasada që ka veshur Lulzim Basha për të shpëtuar statusin e vet politik dhe për të bllokuar reformën në drejtësi.

I ftuar në “ Ora e Intervistës” në RTV Ora News, Bare thotë se demokratët nuk po lexojnë si duhet as mesazhet e ndërkombëtarëve, të cilët qartazi kërkojnë ti jepet fund bojkotit.

E ndërsa vetë zoti Basha ka deklaruar se ka mbështetjen e SHBA dhe Administratës së Trump, Bare ka këtë koment:

“Ne e pamë Bashën së fundi në Uashingon dhe produkti i vizitës së tij ishte pothuajse anonim. Unë dhe shumë kolegë nuk do e merrnim vesh që Basha ishte prezent aty nëse nuk do kishte dalë të jepte intervistë tek Zëri i Amerikës. Nga ana tjetër mesazhet nuk i jep një senator, nuk i jep një kongresmen, mesazhet i japin institucionet, i jep Departamenti i Shtetit dhe DASH i jep këto mesazhe përmes Ambasadës amerikane. Ambasada amerikane në Tiranë ka qenë jashtëzakonisht e qartë dhe jo kontradiktore. Mesazhet që kemi marrë ne që nga dita e parë janë dialogu, ulja e agresivitetit, konstruktiviteti”.

Deputeti socialist thotë se vendi nuk ka asnjë emergjencë për qeveri teknike. Bare argumentoi pse PS është kundër votimit elektronik, ndërsa lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor ai thotë se Kryeministri dhe PS janë të hapur për dialog me opozitën.
Pjesë nga intervista

Besnik Bare: Në historinë e zhvillimit të Shqipërisë gjithmonë kemi qenë të lidhur me një faktor të huaj tek i cili jemi mbështetur dhe kemi ndërtuar dhe gjendjen emocionale dhe shpirtërore, e kemi ushqyer me këtë. Më e rënda sot është që edhe mesazhe të drejtëpërdrejta që në asnjë rast nuk kanë qenë evazivë nuk duan të lexohen ashtu si i intereson shoqërisë shqiptare dhe zhvillimit të vendit.Qëndrimet e PS, vërejtjet që bën dhe ftesa për dialog gjithmonë kontestohen dhe janë kontestuar historikisht nga PD. Por sot dhe ftesa e faktorëve ndërkombëtarë të rëndësishëm qoftë majtas apo djathtas, ajo që është më e rëndësishme, ditët e fundit kemi dhe mesazhin nga dy institucione të rëndësishme që kanë qenë dhe aleatë të PD, si qeveria Merkel, CDU, me mesazhin e fundit që ishte shumë i qartë: Fund bojkotit, dialog dhe zhvillimin e proçesit që mori rrugë korrikun e kaluar por është ndërprerë.

Basha institiston se ka mbështetjen e Trump

Besnik Bare: Ne e pamë Bashën së fundi në Uashingon dhe produkti i vizitës së tij ishte pothuajse anonim. Unë dhe shumë kolegë nuk do e merrnim vesh që Basha ishte prezent aty nëse nuk do kishte dalë të jepte intervistë tek Zëri i Amerikës. Nga ana tjetër mesazhet nuk i jep një senator, nuk i jep një kongresmen, mesazhet i japin institucionet, i jep Departamenti i Shtetit dhe DASH i jep këto mesazhe përmes Ambasadës amerikane. Ambasada amerikane në Tiranë ka qenë jashtëzakonisht e qartë dhe jo kontradiktore. Mesazhet që kemi marrë ne që nga dita e parë janë dialogu, ulja e agresivitetit, konstruktiviteti. Gjermania dhe SHBA janë investuar në drejtësi. Reforma në drejtësi nuk është një avantazh për Ramën. Si është e mundur që një forcë që është në opozitë është kundër reformës në drejtësi? Është kundër se ka bërë shumë gjynahe. Kjo është fasada që ka veshur Lulzim Basha për të shpëtuar statusin e vet politik. Basha dhe gjithë onturazhi përreth ka kryer shumë mëkate në historinë e qeverisjes së këtij vendi. Edhe qeverinë teknike që e kërkojnë, më thoni një element të ngjashëm me qeverisjen e PD në periudhën katër vjeçare të qeverisë Rama. A kemi ne një sistem piramidal, a kemi një Gërdec, a kemi shitje të interesave kombëtare siç është deti?

Kemi kanabizim të vendit.

Besnik Bare: Ka pasur gjithmonë, e di ku është diferenca, diferenca qëndron se atëherë policia nuk i zbulonte, sot i zbulon.

Prisni një ndërhyrje të fortë ndërkombëtare si me 21 korrikun?

Besnik Bare: Ndërkombëtarët do bëjnë pjesën e vet, edhe pozita do bëjë pjesën e vetë. Nuk duam të krijojmë preçedentë të cilët praktikisht kompromentojnë të gjithë shoqërinë shqiptare, të gjithë të ardhmen politike të Shqipërisë, të qetësisë së Shqipërisë. Një çadër mund ta ngrejë edhe një parti agrare, edhe një parti e të drejtave të njeriut, edhe një parti e 100, një çadër që të mbledhë aty 1000 veta, e bën. Atëherë nëse një forcë politike del aty me një çadër dhe kërkon ti imponohet të gjithë shoqërisë shqiptare..Çfarë duhet të bëjmë ne që reforma në drejtësi të ecë më shpejt?

Zgjedhjet?

Besnik Bare: Në lidhje me zgjedhjet ka avantazhe shumë më të mëdha sot në lidhje me dje. Ligji zgjedhor sot lejon që në rastin kur dy anëtarë të Komisionit kërkojnë hapjen e kutive ato do të hapen detyrimisht. Nuk ndodh si në kohën e Bashës dhe Berishës. Kutitë do hapen dhe populli do të shikojë me sytë e tij nëse është bërë apo jo manipulim. Zgjedhjet kanë ardhur duke u përmirësuar, manipulimi i zgjedhjeve u mboll nga Sali Berisha, që në ’94 me referendumin. Por urdhëroni, bujrum edhe Kryeministri dhe PS ka qenë e hapur. Hajde ulemi, çfarë mekanizmi kërkoni ju në mënyrë që zgjedhjet të jenë edhe më transparente se tani.

Votimi elektronik?

Besnik Bare: Votimin elektronik po e heqin vendet e tjera. Para 5-6 vitesh, ne në Asamblenë Kombëtare tentuam të bënim votim elektronik, sa ishim ne 200-300 veta, tentuam ta aplikojmë dhe nuk funksionoi, makineria dështoi. Imagjinoni çfarë kolapsi do të ndodhë nëse kjo bëhet në rang republike. Asnjë vendim i rëndësishëm i KQZ nuk realizohet dot pa qenë 5 anëtarë Komisioni, që janë përfaqësues dhe të opozitës. Jemi të hapur që edhe elementë të tjerë të futen.

Të enjten pritet të kalojnë ligjet për reformën në drejtësi, ai i proçedurës dhe kodit penal. Për disa nene nuk ka dakordësi mes PS-LSI, mund të bëhet pengesë LSI?

Besnik Bare: Për të ardhur ligjet në këtë formë ka pasur mosdakordësi dhe brenda grupit parlamentar të PS. Nuk shoh elementë për tu shqetësuar në mënyrë që mos të miratohen. Ajo që është shqetësim për mua është reforma në drejtësi, zbatimi i vettingut, ndërtimi i institucioneve, që edhe atëherë kur u votuan ndryshimet kushtetuese kam qenë skeptik në qëndrimin bashkëpunues të opozitës pasi ajo asnjëherë nuk ka dashur që të ketë reformë në drejtësi. Opozita po të donte dhe të ishte e shqetësuar për reformën zgjedhore nuk do e linte për këto katër muajt e fundit.Do e fillonte që ditën e parë që ne erdhën në pozitë.

Next Post
Fryt i lidhjes jashtëmartesore, vajza e biznesmenit të ndjerë fiton betejën për atësinë në gjykatë

Fryt i lidhjes jashtëmartesore, vajza e biznesmenit të ndjerë fiton betejën për atësinë në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë nga SPAK-u USB-në me prova, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë nga SPAK-u USB-në me prova, që është kyçur në kasafortë

December 19, 2025
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

December 19, 2025
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In