• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk debaton për protestën. Veteranët e UÇK të mos keqpërdoren nga Balla

by A R
25/06/2026 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e quajti të pabazë refuzimin nga ana e socialistëve për miratimin e kërkesave të PD për mocionin me debat për protestën dhe raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.

“Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e eurodeputetëve në seancën e fundit plenare të Parlamentit Europian. I vetmi parlament në rruzullin tokësor që nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje shqetësimeve të qytetarëve prej 26 ditësh në shesh është Parlamenti i Shqipërisë. Me përgjegjësinë e plotë që na dikton detyra si parlamentarë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin në lidhje me shqetësimet e qytetarëve. Ai duhet t’i japë informacion Kuvendit të Shqipërisë nëse ka marrë apo jo ndonjë masë për të adresuar këto shqetësime”, tha Bardhi.

“Së dyti, kemi dorëzuar një mocion me debat për rolin që duhet të luajë Kuvendi në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve. Gjithashtu, kemi dorëzuar një mocion me debat mbi rezolutën e fundit të Parlamentit Europian, e cila përcakton detyrat e shtëpisë për Republikën e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit europian. Kjo rezolutë duhej të ishte, që nga dita e parë, plani ynë i vetëm i punës në Kuvendin e Shqipërisë. Të tre kërkesat janë refuzuar sot në Konferencën e Kryetarëve, pa asnjë argument nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe me gënjeshtrën se ne po tentojmë të bëhemi zëdhënës të protestuesve. Në asnjë moment, as në kërkesat e dorëzuara me shkrim dhe as në mbledhjen e sotme, nuk kemi pretenduar të bëjmë zëdhënësin e qytetarëve që protestojnë prej 25 apo 26 ditësh”.

“Por ne nuk mund të bëjmë sikur nuk jetojmë në Shqipëri. Nuk mund të sillemi sikur qytetarët nuk kanë shqetësime të drejta që duhen adresuar. Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar një debat në Kuvendin e Shqipërisë. Një debat që, e përsëris, është zhvilluar në Parlamentin Europian. Qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë. Është zhvilluar edhe në Bundestagun gjerman. Deputetë të Bundestagut kanë folur në seancat plenare për shqetësimet e protestuesve në Tiranë. Ne nuk mund të sillemi sikur qytetarët nuk kanë shqetësime. Nuk mund të sillemi sikur ata qytetarë që protestojnë prej 25 apo 26 ditësh nuk ekzistojnë. Janë qytetarë shqiptarë. Pavarësisht se kë kanë votuar, ata kanë zgjedhur një, dy, tre apo më shumë përfaqësues në atë Kuvend me 140 deputetë”, shtoi Bardhi.

Bardhi komentoi edhe deklaratat e kreut të BDI, Ali Ahmeti. “Dëgjova të thuhej lloj-lloj budallallëku në konferencën me ju. Dëgjova të luhej një rol që nuk e luan asnjë parlamentar në botë: të nxjerrë fletë-rrufe ndaj qytetarëve që protestojnë, t’i fyejë, t’i intimidojë dhe të arrijë deri aty sa të keqpërdorë Luftën Çlirimtare të Kosovës për debat politik në Shqipëri. U keqpërdorën edhe figura kombëtare, siç ishte rasti i djeshëm me Ali Ahmetin, me gënjeshtra dhe broçkulla në raport me qytetarët. U tha se ai ishte shumë i shqetësuar për rrezikun që po i vinte shqiptarëve nga shqiptarët që protestojnë. Madje u detyruan të sillnin edhe djalin e Hashim Thaçit, sepse Edi Rama kishte nevojë për një fotografi”, tha Bardhi.

“Kjo nuk tregon se qytetarët nuk kanë të drejtë. Përkundrazi, tregon se qytetarët kanë të drejtë dhe Edi Rama është i shqetësuar. Prandaj refuzoi të tria kërkesat e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të paraqitura në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Madje arritën deri aty sa, edhe pse në kalendarin e Kuvendit ishin planifikuar dy seanca plenare këtë javë, t’i vinin kyçin Kuvendit të Shqipërisë. Kjo nuk është javë e gjelbër. Kuvendi është mbyllur sepse janë të shqetësuar që aty të diskutohet për kërkesat e qytetarëve, për shqetësimet e tyre dhe për arsyet që i kanë nxjerrë në protestë. Për ne kjo është e papranueshme. Është e papranueshme që i vetmi parlament në Europë dhe në botë që nuk flet për shqetësimet e qytetarëve shqiptarë është Parlamenti i Shqipërisë”.

Ai akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla, se po keqpërdor veteranët e UÇK-s për interesat e veta. “E sigurt është që Taulant Balla është kryetar grupi në një grup parlamentar ku gjysma, ose më shumë, e deputetëve e urrejnë për shkak të sjelljes së tij ndaj tyre. Imagjinoni pastaj se çfarë mendimi kanë shqiptarët për të. Mjafton të hapni rrjetet e tij sociale. Në çdo postim ka më shumë komente kundërshtuese sesa mbështetëse. Thirrja ime për çdo luftëtar dhe për çdo familje që ka paguar me jetë apo me sakrifica të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është që të mos keqpërdoren nga një përfaqësues i rëndomtë i krimit të organizuar në Tiranë, siç janë Taulant Balla dhe Edi Rama”, tha ai.

Next Post
Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtimet për “qumështin me rubinet”

June 25, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

June 25, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Ajo e ka të lehtë të ikë! Mua s’ma beson kush që jam i pavarur…

June 25, 2026
“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

June 25, 2026
“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

June 25, 2026
Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

June 25, 2026
Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

June 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Qershor 2026

June 25, 2026
Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

June 25, 2026
Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In