• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi shpjegon tezën e tij: Për momentin asnjëri nuk është kryetar i PD

by A R
21/09/2023 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se kush është kryetari i PD, Bardhi u përgjigj se për momentin selia blu nuk e ka një të tillë.

“Në momentin që flasim PD nuk ka kryetar. Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar  që është institucioni më i lartë drejtues i partisë çështja e drejtimit të partisë është shtyrë për një moment tjetër”, tha ai.

Megjithatë pohon se sipas vendimit të Këshillit Kombëtar, Sekretar i Përgjithshëm vijon të mbetet vetë ai e jo Flamur Noka siç thotë grupi i Berishës, apo Enkelejd Alibeaj siç pretendon grupimi i Bashës. Bardhi e sheh problemin tek mosfunksionaliteti i partisë.

“Ajo që unë kam propozuar dhe ka gjetur mirëkuptimin e shumicës dërrmuese të kolegëve ka qenë që ta nisim nga çështje që na bëjnë bashkë. Ndoshta nga çështjet që na bëjnë bashkë mund të shkojmë edhe në zgjidhje për çështje që sot duken të largëta.

Sot kemi shumë kryetarë partie, shumë sekretarë të përgjithshëm, shumë nënkryetarë, i vetmi problem është që nuk kemi parti funksionale”, tha ai.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi tha se nuk ka marrëveshje personale me Berishën.

“Së pari dua të sqaroj që nuk ka marrëveshje timen me zotin Berisha. Ka një premtim timin që e kam bërë për herë të parë nëse i ktheheni intervistës, intervistës sime të parë si kryetar i grupit parlamentar që e kam dhënë në këtë studio. Në përgjigje të interesit tuaj kam thënë do bëj gjithçka kam unë në dorë si kryetar i grupit parlamentar që grupi parlamentar i PD të unifikojë qëndrimet dhe opozita në tërësi në parlament të jetë e unifikuar”, u shpreh ai.

Po ashtu theksoi se deputetët e PD po ndërgjegjësohen se konflikti brenda vetes po e shuan opozitën.

“Kam bindjen e plotë që secili që e do opozitën dhe do që të jetë funksionale, është ndërgjegjësuar dhe do duhet në ditët në vijim një pjesë e vogël që nuk është ndërgjegjësuar që konflikti po e shuan opozitën. Jo vetëm po shuan PD… Unë e kam kuptuar prandaj kam ardhur shpesh në këtë studio, kam bërtitur me të madhe për unifikimin”, tha Bardhi.

/a.r

Next Post
Asambleja e Përgjithshme në OKB, Begaj: Njihni Pavarësinë e Kosovës, ka shëruar shumë plagë nga e shkuara tragjike

Asambleja e Përgjithshme në OKB, Begaj: Njihni Pavarësinë e Kosovës, ka shëruar shumë plagë nga e shkuara tragjike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In