• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi rikthen përgjimet e ‘Bild’ dhe bën thirrje për protestën e 21 qershorit

by Java News
15/06/2019 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Basha është marrë i pandehur në Prokurori për lobimet ruse në SHBA, PD ka rikthyer sërish në vëmendje përgjimet e publikuara nga “Bild”. Nga selia blu, ka dalë sekretari i përgjithshëm i partisë, Gazment Bardhi , i cili ka drejtuar gishtin nga kreu i qeverisë si fajtor i kësaj situate ku ndodhet vendi, por me një akuzë të vjetër. Ai ka deklaruar se “Rama njihet si kryeministri më i korruptuar në Europë”.

Ai ka kërkuar largimin e Ramës nga posti i kryeministri, teksa ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e radhës të opozitës së bashkuar, e cila është vendosur që të mbahet më 21 qershor.

Deklarata e plotë

 “Përgjimet e publikuara pak ditë më parë në gazetën gjermane Bild, me qarkullimin më të madh në Europë, provuan si plotësisht të vërtetë çdo denoncim të Partisë Demokratike se Edi Rama nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, se Edi Rama, për pushtetin dhe pasurinë e tij personale, bën pakt edhe me djallin. Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarët janë dëshmitarë se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild nuk janë një rast i shkëputur. Disa muaj më parë, investigimi i Zërit të Amerikës paralajmëroi shqiptarët sesa e thellë ishte gropa e krimit dhe e korrupsionit, në të cilën ishte futur Edi Rama, duke tërhequr me vete edhe Shqipërinë. Përgjimet e publikuara nga Zëri i Amerikës, edhe ato pjesë e dosjes 339, tregojnë se Edi Rama kontrollon gjithçka, nga rezultati i zgjedhjeve në bashkëpunim me bandat, deri tek emërimi i policëve në burgje.

Nuk ka sot asnjë shqiptar apo mik të Shqipërisë që nuk e di se Edi Rama është arkitekti i vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri nëpërmjet paktit të tij me krimin e organizuar. Nuk ka sot ansjë dyshim, se Edi Rama, si përgjegjës kryesor i krizës politike, kushtetuese, i krizës ekonomike dhe sociale në vend, si përgjegjës për mbylljen e derës së Europës dhe si rreziku më i madh për rikthimin e vizave për shqiptarët, duhet të largohet.

Largimi i Edi Ramës si standardi minimal europian i një kryeministri të kapur në flagrancë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe oligarkinë duke vjedhur zgjedhjet, taksat dhe pasuritë publike të shqiptarëve është hapi i vetëm që i hap rrugën një zgjidhjeje politike sipas standardeve demokratike perëndimore, krijimit të një qeverie tranzitore për t’I garantuar vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Me këtë qëllim, qytetarët do të bashkohen të premten e ardhshme, më 21 Qershor, si kurrë më parë në histori, për t’i treguar botës mbarë vendosmërinë e palëkundur se ne, shqiptarët, nuk heqim dorë nga aspirata për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas!

Boll më me Shqipërinë që duan Edi Rama, një grusht pushtetarësh të korruptuar në palcë, një grusht kriminelësh dhe oligarkësh grabitqarë! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

g.kosovari

Next Post
Hapet tenderi për ndërtimin e Unazës së Re, gara nis nga e para

Hapet tenderi për ndërtimin e Unazës së Re, gara nis nga e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In