• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Rama detyroi Kajmakun të mashtrojë për të kaluarën, nxori dëshminë si çertifikatë virgjërie

by Java News
24/08/2019 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, insiston që mazhoranca të kthejë përgjigje lidhur me akuzat e selisë blu në drejtim të kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bardhii i drejton tre pyetje kryeministrit, nga i cili kërkon përgjigje posaçërisht për faktin nëse Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Aktualisht sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur një verifikim të thelluar në lidhje me këtë rast.

Prokuroria pritet të sekuestrojë formularin e dekriminalizimit të zotit Kajmaku dhe te nisë letërporosi në shtetin grek ne lidhje me verifikimin e pastërtisë së figurës së zotit Kajmaku.

REAGIMI I PLOTE I GAZMENT BARDHIT

Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar të vërtetën e zbuluar nga Partia Demokratike se kandidati i tyre për Vorën Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon, sikur nuk shikon, sikur nuk flet! Strategjia e tij e mbrojtjes për çdo kriminel që fut në politikë, është e dështuar!

Edi Rama kontrollon të gjithë strukturat e shtetit dhe mund të verifikojë informacionet mbi të kaluarën kriminale të çdo personi brenda 1 ore. E ka bërë ketë edhe në rastin e Agim Kajmakut të Vorës, prandaj fshihet pas heshtjes. Bashkë me Belindën e tij, me të cilën shpërfillën socialistët e Vorës, bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, me shpresën se do fitojë kohë dhe do të përdorë “katicat” në prokurorinë e kontrolluar prej tij për të fshehur të vërtetën.

Janë Edi Rama dhe Belinda Balluku ata që detyruan Agim Kajmakun të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale në Greqi. Njëlloj siç bëri edhe Valdrin Pjetri për të fshehur dënimin për trafik droge, edhe Agim Kajmaku i Vorës, publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie. Ky dokument nuk ka asnjë vlerë, sepse nuk provon që një person nuk ka probleme me drejtësinë greke.

Ajo që vlen për shqiptarët është përgjigja që duhet të japin Edi Rama dhe Belinda Balluku për mikun e tyre të Vorës me të kaluar kriminale.

1. Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?

2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?

3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!

Skenari ku Edi Rama bën të paditurin, është i diskretituar para shqiptarëve në dhjetëra rastët, kur ai është kapur në flagrancë, duke bashkëpunuar me krimin.

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse me krimin ai mund të pasurohet më lehtë dhe më shpejt. Prandaj, Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Peshkaqeni 3.3 metra i gjatë kapet në Sazan, peshonte 200 kg

FOTO/ Peshkaqeni 3.3 metra i gjatë kapet në Sazan, peshonte 200 kg

Comments 2

  1. Lili says:
    7 years ago

    Vidi me PD.Edhe Valdrin Pjetrit po’ dr.14 Jane cfare i kujtin?

    Reply
  2. Lili says:
    7 years ago

    Edhe per V.Pjetrin qe po’ data 14 janar 2003. Care rastesie?!. Mos keni blere carabiniere Ju vrasesit e PD per te masakruar kundershtaret tuaj?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In