Kreu i Grupit Parlamentar të PD, i është përgjigjur deputetit të PS Ardit Bido i cili akuzoi demokratët se kanë bojkotuar ceremoninë e ngritjes së Flamurit më 28 Nëntor.
Bido akuzoi opozitën se mungesa e tyre në ceremoni përbënte mosrespektim ndaj simbolit kombëtar.
Bardhi u shpreh se askush nga demokratët nuk ka përdorur kurrë një ditë bashkimi kombëtar për përçarje politike, duke theksuar se nderimi i flamurit kërkon integritet dhe veprim, jo vetëm pjesëmarrje në ceremoni.











