• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Për inceneratorin e Elbasanit procedura ishte përgatitur para emergjencës mjedisore

by A R
13/07/2023 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili ishte pjesë edhe e mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku u votua për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, ka zbardhur pjesë nga provat e dosjes së SPAK që kërkon arrestimin e ish-zv/Kryeministrit.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Bardhi tha se kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt duhet të miratohet sa më shpejt pasi rritet rreziku që deputeti të humbasë gjurmët në arrati nëse nuk kthehet në Shqipëri.

“Kërkova të zbatohej ajo kërkesë e ardhur nga Prokuroria, të zbvatohet pa vonesa. Një nga arsyet pse Prokuroria kërkonte arrest me burg për Ahmetajn, sipas Prokurorisë, ishte sepse z.Ahmetaj tentonte të prishte provat, të intimidonte dëshmitarë dhe ndikonte në proces. Sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë është e mundur të humbasë gjurmët e tij”.

Bardhi u shpreh se SPAK e ka dokumentuar të gjithë përfshirjen e Arben Ahmetajt dhe ka faktuar lidhjen e ish-zv/Kryeministrit me Mirel Mërtirin.

“Prokuroria ka dokumentuar paligjshmërinë e procedurës të ndjekur në 3 inceneratorë. Ka provuar me dokumente konkrete në kompjuterin e Klodian Zotos që e gjithë procedura ishte parapërgatitur para se të shpallej emergjenca mjedisore. Draft kontrata, projektvendime, veprime që do duhet të kryente kryteari i bashkisë ishte përpara se të shpallej emergjenca.

Çdo letër dhe procedurë ishte realizuar nga zyra private e z.Zoto. Kjo është e faktuar në dosje nëpërmjet komunikimeve elektronike. Prandaj kanë vepruar si organizatë e strukturuar kriminale.

Kompania ka propozuar për secilin nga inceneratorët një vlerë disa herë më të ulët nga ajo që miratuar. Kostoja totale për inceneratorin e Elbasanit ka qenë 16 milionë Euro. Pasdite vlera totale është ripropozuar 22 milionë Euro. Kanë shtuar një vlerë fiktive 5.6 milionë Euro vetëm për një incenerator. Tjetër vlerë është propozuar nga kompania dhe tjetër vlerë ka dalë në përfundim të procesit.

Lidhjet e Mërtirit me Ahmetajn janë tërëisht të faktuara që në 2012. Tigri ishte Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj ishte fratelo. Ky ishte komunikimi që kishin. Mirel Mërtiri e përdorte influencën e Ahmetajt në PS që ky i fundit t’i krjonte akses në biznes.

Gjuknuri përmendet në të njëjtat rrethana si z.Ahmetaj sikundër edhe në udhëtimet apo përfitimet e tjera. Në mënyrë identike janë të dy në të njëjtën pozitë”, theksoi Gazment Bardhi.

/a.r

Next Post
Muçi nuk njeh vendimin e KPA, paraqitet në zyrë, në Gjykatën Kushtetuese

“Duhej të ishte ndjekur taktikë tjetër hetimore,” gaboi qëllimisht Prokuroria me Ahmetajn?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In