Grupi i Alibeajt është gati të negociojë me Berishën për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Përmes një reagimi për mediat, grupi i Alibeajt thekson se zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.
“Grupi Parlamentar i PD-së shpreh gatishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale.”, thuhet në noftim.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.
Sjellim në vëmendje se në dakordësi të plotë me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, pas reformës territoriale, Berisha i ka shtrirë dorën edhe njëherë Alibeajt për të propozuar një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme të 2023. Ashtu sikurse edhe më herët, Berisha ‘ka zbutur gjuhën’ me Alibeajn për të bashkuar forcat edhe në zgjedhjet vendore. Edhe pse me sugjerimet me Presidentin Begaj, Rithemelimi dhe Partia Demokratike e Alibeaj nuk patën një dakordësi, sërish Berisha nuk ngurroi të kërkonte bashkëpunimin e atij që dikur e quante ‘AliBasha’.
DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.
Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.
Me qëllim diskutimin e çdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar çdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.
Grupi Parlamentar i PD-së shpreh gatishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale./m.j
Nuk ka si te ndodhe ndryshe.Ata jane nje.Jane komplet non grata!
Po ajo puna e “barit” si u be?