• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Në seli po kryen punime. Do lejohet çdo deputet që nuk shoqërohet nga kriminelë

by Java News
05/01/2022 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi jashtë selisë blu se dyert e PD qëndrojnë të mbyllura për shkak se brenda saj po bëhen punime. Bardhi u shpreh se mbështetësit e Berishës e kanë gjetur derën mbyllur pasi nuk kanë marrë në telefon administratën për të njoftuar për vizitën. Ai shtoi se asnjë trafikant droge nuk do të lejohet të futet në godinën e PD.

“Ky show mediatik që patë para pak minutash në shkallët e PD, tregon që për disa show dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e demokratëve. Ky është një fakt i njohur publik dhe nuk ka nevojë për të ardhur në dyert e partisë. Dyert e partisë nuk do të qëndrojnë të mbyllura. Ju do të hyni dhe do të shikoni që në selinë qendrore të PD po shtohen ambientet e punës se koha e llafeve ka mbaruar më 18 Dhjetor. Institucionet e partisë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Selia ka qenë është dhe do vazhdojë të jetë e hapur për çdo demokrat që punon me mund dhe djersë për PD dhe do jetë e mbyllur për çdo trafikant droge që ka qenë në krah të Berishës dhe mbështetësve të tij. Aktet e dhunës nuk i shërbejnë demokratëve por forcimit të regjimit të Edi Ramës. Aktet e dhunës janë e vetmja formë që i ka ngelur pakicës në PD.

Shumica dërrmuese e anëtarëve të këshillit kombëtar në 18 Dhjetor kanë zgjedhur të ardhmen, interesin e PD dhe kanë ndaluar në mënyrë përfundimtare që fenomeni i bunkerizimit të një individi të kthehet në bunkerizim për të gjithë PD dhe për ta shpallur të gjithë partinë non grata. Kjo nuk ka për të ndodhur. Skenarët me akte dhune kanë për të dështuar. PD që nga data 18 Dhjetor janë të fokusuar në betejën me regjimin e Edi Ramës. Nëse ti vjen tek dera ndërkohë që nuk njofton administratën e PD, brenda selisë së PD janë duke u kryer punime. Ashtu si unë marr në telefon kur futem në seli dhe nënkryetarët e parisë marrin në telefon administratën për të hyrë në seli.

Kishin ardhur për të bërë axhendën e partisë, individë që kanë katër muaj që nuk futen në parlament. Grupi kriminal B9 nuk futet më në selinë e Partisë Demokratike. Çdo anëtar i PD është i lirë të futet në selinë qëndrore të Partisë Demokratike. As është ndaluar. As nuk ka për t’u ndaluar. Lajmi i mirë ishte se sot disa prej kolegëve ishin të pashoqëruar me ata që shkallmojnë dyer e PD ndërkohë që janë në kërkim nga autoritetet britanike për trafik droge. Ndryshe nga ata që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Kujt i shërbejnë aktet e dhunës? Vetëm forcimit të regjimit të Edi Ramës”, tha Bardhi

Next Post
119 kg kokainë me banane/ Hoxha tregon itinerarin dhe ‘lidhjen’ me Jan Prengën: Skaneri “pa dashje” na tregoi se…

119 kg kokainë me banane/ Hoxha tregon itinerarin dhe ‘lidhjen’ me Jan Prengën: Skaneri “pa dashje” na tregoi se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In